Kundërofensiva e heshtur: Si i çliroi Ukraina 277 kilometra katrorë territor
Your browser doesn’t support HTML5
Korpusi i Tretë i Ushtrisë së Ukrainës e mbajti të fshehtë për muaj të tërë kundërofensivën e tij në lindje të vendit. Operacioni “Vivaldi” çliroi 277 kilometra katrorë territor dhe ndërpreu linjat ruse të furnizimit. Në biseda me Radion Evropa e Lirë, komandantët ukrainas zbuluan përmasat e plota të operacionit, për të cilin thonë se i dha një goditje të rëndë planeve të Moskës për ta pushtuar të gjithë rajonin e Donjeckut.