Kërkimet për të zhdukurit: Nga Zubin Potoku në Kozhle të Novi Pazarit

Your browser doesn’t support HTML5

Autoritetet kosovare janë kthyer në Serbi në kërkim të mbetjeve mortore të personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-99, ndërsa po kërkojnë qasje edhe në lokacione të tjera ku dyshohet për varreza masive. Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i Kosovës thotë se në Serbi mund të ketë të paktën 11 varreza masive të tjera që ende nuk janë konfirmuar.