1 Maji shënohet me protesta në Kosovë dhe nëpër botë
Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, dhjetëra punëtorë protestuan për kushte më të mira pune të premten e 1 Majit.
Një grua mban në dorë një pankartë me mbishkrimin: "Puna e papaguar e grave e mban shtetin", gjatë një proteste në sheshin kryesor të kryeqytetit më 1 Maj.
Gratë në Kosovë e mbajnë barrën më të madhe të kujdesit, duke kaluar deri në gjashtë orë në ditë në punë të papaguar kujdesi, gjë që e thellon edhe më shumë hendekun gjinor.
Kjo grua mban një pankartë me mbishkrimin: "Pa çlirim të grave nuk ka çlirim të klasës punëtore", gjatë protestës në Prishtinë.
Vlora Nushi nga UN Women Kosova tha për Radion Evropa e Lirë se pjesëmarrja e grave në tregun e punës qëndron në 29 për qind, pavarësisht pranisë së fëmijëve, gjë që tregon ndikimin e normave të rrënjosura shoqërore.
Një punëtor, në mesin e dhjetëra protestuesve në sheshin e Prishtinës, mban një pankartë e cila kërkon themelimin e gjykatës së punës.
Kjo pankartë gjatë protestës së punëtorëve më 1 Maj thekson se "për 5 vjet në punë vdiqën 97 punëtorë".
Sipas të dhënave të Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, tetë punëtorë kanë humbur jetën gjatë këtij viti në punë.
Sindikatat e punëtorëve vazhdimisht janë ankuar për kushtet e punës dhe për shkeljen e të drejtave të tyre në punë.
Qytetarët në Bosnje protestojnë kundër vendimit të Qeverisë për mbylljen e prodhimit në New Ironwork Zenica, gjatë një proteste për Ditën e Punës, në Zenicë.
Policia përdor sprej për t'i shpërndarë demonstruesit, ndërsa njerëzit përpiqen të sfidojnë ndalesën dhe të marshojnë drejt Sheshit Taksim për të festuar Ditën e Majit, në Stamboll, Turqi.
Policia ndalon një demonstrues gjatë marshit drejt Sheshit Taksim 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, në Stamboll, Turqi.
Punëtorë migrantë, që mbajnë zinxhirë në duar, marshojnë gjatë një tubimi për 1 Majin, i organizuar nga Konfederata Koreane e Sindikatave të Punës (KCTU), në Ditën e parë të Majit që nga shpallja e saj si festë zyrtare publike, në Seul, Korenë e Jugut.
Protestues përplasen me policinë gjatë një demonstrate për Ditën e Punës pranë Ambasadës së SHBA-së në Manila, Filipine.
Punëtorë mbajnë pankarta në duar teksa protestojnë pranë Parlamentit të Indonezisë gjatë një tubimi për 1 Maj, në Xhakarta, Indonezi.
Një protestuese mban një pankartë që bën thirrje për rezistencë dhe paqe gjatë një tubimi për 1 Maj, duke festuar të drejtat e punëtorëve dhe solidaritetin e tyre në Kuala Lumpur, Malajzi.