“Vajzat ende po këndojnë”: Muzikantët iranianë i kundërpërgjigjen dënimit me fshikullima

Your browser doesn’t support HTML5

Irani dënoi këngëtaren Parastoo Ahmadi me 74 goditje me kamxhik pasi këndoi një këngë pa e vendosur hixhabin, por ky dënim mund ta bëjë më të vështirë mbytjen e zërave të grave, sipas muzikantëve. Hana Kamkar, këngëtare iraniane në mërgim, tha për Radion Farda, shërbimin në gjuhën persiane të Radios Evropa e Lirë, se gratë dhe vajzat po vazhdojnë të këndojnë në Iran, pavarësisht ndalimit që të performojnë të vetme në skenë, kodit të veshjes dhe presionit prej vitesh. Ajo tha se performanca e Ahmadit pa shami në koncertin virtual ishte një akt sfidues, që amplifikoi vështirësitë e iranianëve në skenën globale. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Mahir Elshani)