Dalin pamjet e shtypjes brutale të protestave në Iran, pavarësisht bllokimit të internetit

Your browser doesn’t support HTML5

Pavarësisht bllokimit të internetit në gjithë Iranin, disa video tashmë kanë depërtuar përtej kufijve dhe tregojnë për dorën e hekurt të pushtetit. Iranianët i kanë treguar Radios Evropa e Lirë se si forcat e sigurisë kanë shtënë me armë zjarri dhe i kanë arrestuar mijëra persona, para se qetësia të kthehej nëpër rrugët e Iranit. Shtetet e Bashkuara tashmë i kanë zhvendosur aeroplanët luftarakë dhe një aeroplanmbajtëse afër Iranit, duke e rritur mundësinë për ndërhyrje ushtarake. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Ibrahim Berisha)