“Pantera Rozë” thotë se do të vazhdojë të grushtojë për Ukrainën
Your browser doesn’t support HTML5
Boksierja ukrainase, Kira Makohonenko, thotë se ka refuzuar oferta për ta ndryshuar shtetësinë e saj që të garonte për vende të tjera. Kampionia botërore nën 19 vjeç, nofka e së cilës është “Pantera Rozë”, ngulmon të mbrojë ngjyrat e Ukrainës në ring, teksa lufta në shkallë të gjerë e Rusisë po vazhdon. Ajo i ka thënë Radios Evropa e Lirë se lufta e motivon atë të garojë dhe të valëvisë flamurin ukrainas në skenën ndërkombëtare.