Prerjet ilegale sakatojnë pyjet e Kosovës

Your browser doesn’t support HTML5

Vetëm 10-15 për qind e vëllimit pyjor të Kosovës pritet në përputhje me legjislacionin në fuqi, tregojnë të dhënat e Agjencisë së Pyjeve në vend. Prerjet ilegale janë duke shkaktuar dëme që nuk do të mund të riparohen me dekada të tëra, paralajmërojnë ekspertët e kësaj fushe. Në Kuvendin e Kosovës, ndërkaq, është duke u ndryshuar ligji, që do t’i kalojë pyjet nën menaxhimin e plotë të nivelit qendror.