Prezantuesi iranian qëllon me armë drejt flamurit të Emirateve të Bashkuara Arabe
Your browser doesn’t support HTML5
Një prezantues i televizionit shtetëror iranian qëlloi me armë zjarri drejt flamurit të Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë një transmetimi, teksa ka sinjale për rritjen e militarizimit në Iran. Kjo ngjarje vjen teksa presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme nëse Irani nuk arrin marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit gati tremujor. Në Teheran, tubimet e sponsorizuara nga Qeveria janë shoqëruar me trajnime bazike për përdorim armësh, një sinjal se autoritetet iraniane mund të jenë duke e përgatitur publikun për luftime të reja. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Bujar Tërstena)