Dita e tretë e protestës: Veriu mbetet i bllokuar

Your browser doesn’t support HTML5

Për shkak të bllokimit të rrugëve që shpijnë në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, disa qytetarë serbë janë detyruar të ecin në këmbë disa kilometra që të kalojnë kufirin për në Serbi. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje protestuesve që të largohen dhe të lirojnë rrugët.