Himn për protestuesit: Iranianët këndojnë “Jam ende gjallë”
Your browser doesn’t support HTML5
Ndërsa iranianët vajtojnë mijëra protestues të vrarë në një shtypje brutale shtetërore, dy artistë që jetojnë jashtë Iranit kanë publikuar një himn për lëvizjen protestuese. Pooyan Moghaddassi, një poet me bazë në Vjenë që shkroi tekstin, i tha Radios Farda, shërbim në gjuhën persiane i Radios Evropa e Lirë, se titulli buron nga një slogan i përdorur nga protestuesit si mënyrë për të mbajtur gjallë shpresën përballë tragjedisë. (Përgatitën: Doruntina Baftiu dhe Ibrahim Berisha)