"Nëse vdes": Qeni besnik i mërzitur pranë varrit të protestuesit iranian 

Your browser doesn’t support HTML5

Alireza Karami është një prej viktimave që kanë vdekur në Teheran gjatë shtypjes së protestave kundër regjimit. Pamjet e qenit të tij besnik, Arielit, pranë varrit të të ndjerit, kanë marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Duke folur për Radion Farda, shërbimin në gjuhën persiane të Radios Evropa e Lirë, një familjar i tij i afërt tha se Karami është qëlluar me armë teksa ka tentuar t’i ndihmonte një gruaje të plagosur. Para vdekjes së tij, 26-vjeçari, riparues karrocerie makinash, e ka lënë një testament prekës për kafshën e tij të dashur. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Bujar Tërstena)