Mijëra njerëz kanë dalë në sheshin kryesor të Prishtinës të dielën në natën e pestë radhazi të protestës së kosovarëve kundër dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) me burgim për krime lufte nga gjykata kosovare në Hagë ditë më parë.
Kosovarët janë duke protestuar çdo mbrëmje qëkurse Hashim Thaçi, Kadi Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi - të cilët udhëhoqën UÇK-në gjatë luftës së saj kundër forcave serbe më 1998-99 - u shpallën fajtorë më 16 shtator nga ajo që njihet si Gjykata Speciale e Kosovës, për katër akuza për krime lufte.
Në natën e pestë të protestës në sheshin qendror të kryeqytetit, Skënderbeu, protestuesit shpalosën një flamur të madh kombëtar shqiptar në nisje të saj, para të vazhdonin me brohoritjet e tyre "UÇK, UÇK, UÇK".
SHIKONI EDHE:
Vazhdojnë protestat kundër vendimit të SpecialesNë mesin e protestuesve ishin si zakonisht edhe familjarë të katër ish-krerëve të dënuar të UÇK-së.
Ndërkohë, Çlirim Haziri, një nga organizatorët e protestës, tha se kërkesa kryesore e protestuesve vazhdon të jetë ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, i cili ishte votuar nga Kuvendi i Kosovës më 2015.
Haziri tha se "nëse deri nesër nuk shohim ndonjë iniciativë për ndryshimin e këtij ligji, protesta jonë nuk do të ndalet këtu, ajo do të zgjerohet".
Gjykata Speciale është formalisht pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës por përbëhet nga gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë.
Haziri gjithashtu i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës ta vazhdojnë mbështetjen për mbrojtjen e të pandehurve në gjyqin e Hagës.
Ish-presidenti Thaçi, ish-kryeparlamentarët Veseli dhe Krasniqi, dhe ish-deputeti Selimi, i kanë mohuar akuzat dhe kanë thënë se do të ankohen ndaj aktgjykimit të shkallës së parë në Apelin e Speciales.
SHIKONI EDHE:
Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatoritDënimi i tyre me burgim është kritikuar ashpër në Kosovë, ku ata shihen si heronj kombëtarë.
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë më 1998-'99 thotë se i ka dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të luftës, shumica dërrmuese e tyre shqiptarë të vrarë nga forcat serbe.
Për çfarë u dënuan ish-eprorët e UÇK-së?
Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim secili. Veseli, u dënua me 18 vjet burgim, ndërsa Selimi me 13 vjet.
Trupi gjykues i shpalli ata përgjegjës penalisht për krimet e luftës të ndalimit arbitrar të 385 njerëzve, trajtimit mizor të 49, torturimit të 303, dhe vrasjen e 96 njerëzve.
Your browser doesn’t support HTML5
Çfarë ndodh më tej pas dënimit të Thaçit?
Sipas aktgjykimit, viktimat përfshinin shqiptarë të Kosovës që konsideroheshin kundërshtarë të UÇK-së, individë që pretendohej se kishin lidhje me Republikën Federative të Jugosllavisë ose autoritetet serbe, si dhe pjesëtarë të caktuar të pakicave etnike, përfshirë një numër romësh dhe serbësh.
Në anën tjetër, që të katërtit u shpallën të pafajshëm për gjashtë akuzat për krime kundër njerëzimit.