Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Your browser doesn’t support HTML5

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë mbetet i lidhur me zhvillimet në Lindjen e Mesme, por Qeveria thotë se po ndërhyn për ta mbajtur situatën nën kontroll. Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, thotë në podkastin e Radios Evropa e Lirë “5 Pyetje” se kufizimi i marzhës së fitimit i ka frenuar abuzimet dhe paralajmëron masa të reja, sikurse çmimet tavan, për produktet bazë.