“Secili mund të bëjë punë vullnetare”: Rrëfimi i mësimdhënëses që ndihmon njerëzit në nevojë

Your browser doesn’t support HTML5

Në qytetin e Kamenicës, ku rreth 1.500 persona janë të varur nga asistenca sociale, mësimdhënësja Feride Dërmaku, me vullnetarë të tjerë të Kryqit të Kuq, kujdeset për dhjetëra të moshuar që janë pa përkujdesje. Feridja, nënë e tre fëmijëve, krahas mësimdhënies, një herë në javë angazhohet në punë vullnetare për t’i ndihmuar bashkëqytetarët e saj.