SHBA-ja kujton viktimat e 11 shtatorit

Një grua vendos lule dhe një flamur amerikan në memoralin për viktimat e 11 shtatorit në Nju Jork, teksa Shtetet e Bashkuara shënojnë 20-vjetorin e sulmeve terroriste. 

Familjarët e viktimave mbajnë fotografitë e familjarëve dhe miqve që humbën gjatë sulmeve terroriste të 11 shtatorit, të cilat u kryen nga grupi terrorist, Al-Kaida. Nju Jork, 11 shtator 2021. 
 

Dy persona përqafohen teksa marrin pjesë në ceremonitë për shënimin e 20-vjetorit të sulmeve terroriste në Nju Jork më 11 shtator. 
 

Qytetarët nderojnë viktimat e 11 shtatorit. Kjo fotografi është shkrepur në ora 08:46, që përkon me kohën e njëjtë kur avioni i parë i rrëmbyer, goditi Kullën Veriore 20 vjet më parë. 
 

Në ceremoninë përkujtimore në Nju Jork, mori pjesë presidenti Joe Biden, Zonja e Parë, Jill Biden, ish-presidenti Barack Obama së bashku me bashkëshorten e tij Michelle Obama, ish-presidenti Bill Clinton dhe ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, ish-kryetari i Nju Jorkut, Michael Bloomberg dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë. Në mbarë SHBA-në, më 11 shtator, mbahen ceremoni, për të nderuar afro 3,000 qytetarët që humbën jetën 20 vjet më parë. 
 

Ish-presidenti George W.Bush gjatë fjalimit në Shansvill të Pensilvanisë, ku u rrëzua fluturimi 93. Ai ishte president i SHBA-së në kohën kur ndodhën sulmet terroriste. 

 

Ky oficer i bie këmbanës për të mbajtur një minutë heshtje gjatë ceremonisë përkujtimore në Memoralin dhe Muzeun e Qytetit të Nju Jorkut dedikuar viktimave të sulmeve të 11 shtatorit 2001. 
 

Disa persona gjatë ceremonisë përkujtuese për viktimat e sulmeve terroriste. Nju Jork, 11 shtator 2021. 

Një fotografi, disa flamuj dhe lule janë vendosur në Memorialin dhe Muzeun për 11 shtatorin në Nju Jork. 

 

Një grua vendos lule në Memorialin e viktimave të 11 shtatorit. Nju Jork, 11 shtator 2021. 



Një vizitor ecën pranë Monumentit të Uashingtonit teksa flamujt amerikanë janë ulur në gjysmështizë për të nderuar viktimat e 11 shtatorit. Uashington DC, 11 shtator, 2021. 


 

Qendra Botërore Tregtare e fotografuar nga Nju Xhersi. Kjo fotografi është shkrepur në 08:46, pikërisht 20 vjet pasi avioni i parë goditi njërën nga kullat në Nju Jork.

 

Një vajzë vendos flamuj dhe lule në Memoralin për viktimat e sulmeve të 11 shtatorit në Nju Jork. 



Zjarrfikësit marrin pjesë në ceremoninë për shënimin e 20-vjetorit të sulmeve terroriste. Nju Jork, 11 shtator 2021. 

Në vigjilje të 20-vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit, në Qendrën Botërore Tregtare në Nju Jork, u ndozën dritat. Ky rrokaqiej gjendet pranë vendit ku para 20 vjetësh ndodheshin edhe Kullat Binjake.