Rrënohen shtëpi buzë Liqenit të Ujmanit
Një ekskavator duke shembur një shtëpi buzë Liqenit të Ujmanit më 21 korrik.
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës shihen në zonën ku u zhvillua aksioni për shembjen e 11 shtëpive afër Ujmanit.
Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” tha se shtëpitë ndodheshin ilegalisht në pronë të saj.
“Ibër-Lepenci” tha se u kishte kërkuar pronarëve të shtëpive që t’i lironin ato më 3 korrik.
Kërkesa që kryeshefi i "Ibër-Lepencit" Faruk Mujka, u ka dërguar pronarëve të shtëpive për lirimin e pronës së uzurpuar.
Për shkak të moszbatimit të kërkesës për lirimin e pronës, Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, nisën zbatimin e vendimit për rrënimin e tyre.
Një objekt i shembur buzë Liqenit të Ujmanit, në komunën e Zubin Potokut.
Sipas autoriteteve, përveç njërës shtëpi, të tjerat ishin ndërtuar gjatë viteve 2019-2020.
Serbia reagoi për këtë aksion, me Zyrën për Kosovën në Qeverinë serbe që e cilësoi si “akt të paligjshëm dhe terrori të [kryeministrit në detyrë të Kosovës] Albin Kurtit”.
Policia tha se aksioni ka nisur në mëngjes në zonën e njohur si “Plazhi i Shqiptarëve”, dhe është zhvilluar pa probleme.
Liqeni i Ujmanit shërben për furnizim me ujë, për ftohjen e termocentraleve që prodhojnë rrymë dhe uji i këtij liqeni po ashtu përdoret për ujitje.