“Skena apokaliptike” në qytetin e rrethuar ukrainas
Your browser doesn’t support HTML5
Qyteti Druzhkivka, në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, po shkatërrohet nga sulmet ruse, teksa vija e frontit po avitet. Disa mijëra civilë vazhdojnë të jetojnë në këtë qytet – shumë prej tyre pa ujë, rrymë apo gaz – teksa evakuimet po bëhen gjithnjë e më të vështira. Radio Evropa e Lirë vizitoi vendbanimin e rrethuar, ku disa njerëz thonë se duan të ikin, por se s’kanë ku të shkojnë e as si të largohen. (Përgatiti: Mahir Elshani)