Të burgosurit politikë që u liruan në Bjellorusi nuk pendohen për lëvizjen opozitare
Your browser doesn’t support HTML5
Një ditë pas lirimit të 123 të burgosurve politikë në Bjellorusi, disa prej tyre kanë folur për media prej një lokacioni të mbajtur sekret në Ukrainë. Viktar Babaryka dhe Maryya Kalesnikava, figura të njohura të lëvizjes opozitare më 2020, kanë thënë se kanë vepruar me të drejtë kundër liderit autoritar, Aleksandr Lukashenko, pavarësisht dënimeve me burgim. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Ibrahim Berisha)