Teherani cak i sulmeve, teksa afrohet afati i SHBA-së për shënjestrimin e termocentraleve
Your browser doesn’t support HTML5
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli vazhduan sulmet ndaj Iranit edhe gjatë 7 prillit, teksa atij po i soset afati për arritjen e një marrëveshjeje për përfundimin e luftës dhe hapjen e Ngushticës së Hormuzit. Presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi se do të shkatërrojë “çdo termocentral” dhe urë në Iran, nëse Teherani nuk arrin një marrëveshje deri në orën 20:00, sipas kohës lokale në SHBA. Irani, ndërkaq, u përgjigj me më shumë sulme hakmarrëse ndaj Izraelit. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Ibrahim Berisha)