Teherani sulmon bazën amerikane në Jordani pasi iu shkatërruan 5 anije me naftë

Your browser doesn’t support HTML5

Irani ndërmori sulme të reja raketore ndaj Jordanisë, duke thënë se vuri në shënjestër një bazë ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në shenjë hakmarrjeje për sulmet ndaj cisternave iraniane të naftës. Jordania tha se pengoi 18 raketa balistike, kurse ushtria amerikane pohoi se shkatërroi pesë anije transportuese iraniane të naftës, pas sulmeve të dështuara të Iranit ndaj një luftanijeje amerikane. Shkëmbimi i fundit i sulmeve shënoi përshkallëzimin e radhës në konfliktin rreth Ngushticës së Hormuzit dhe Gjirit të Omanit. (Përgatiti: Mahir Elshani)