Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme
Your browser doesn’t support HTML5
Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë shkëmbyer sulme për të dytën ditë me radhë, teksa tensionet janë përshkallëzuar në Lindjen e Mesme. Komanda Qendrore e SHBA-së publikoi pamje të sulmeve të reja ndaj objekteve ushtarake iraniane. Irani u përgjigj duke sulmuar aleatët e SHBA-së në rajonin e Gjirit Persik. Disa shtëpi u dëmtuan në Bahrejn nga copëzat e dronëve të rrëzuar iranianë. Pavarësisht përshkallëzimit, të dyja palët thanë se bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi po vazhdojnë. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Mahir Elshani)