Dyzetetetë orët e tërmetit

Your browser doesn’t support HTML5

Shqipëria i përjetoi 48 orë të vështira pas tërmetit që ndodhi mëngjesin e së martës, nga i cili, deri më tani, janë konfirmuar 41 të vdekur: gra, burra dhe fëmijë. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar në objektet që u shembën nga tërmeti, derisa shumë qytetarë kryesisht të Durrësit dhe Thumanës, kanë mbetur pa shtëpi. Këto dy lokacione u boshatisën nga njerëzit të martën dhe të mërkurën, pasi qytetarët ikën nga frika që shkaktonin lëkundjet e vazhdueshme të tokës.