Mbyllja e vendvotimeve në Tiranë

Your browser doesn’t support HTML5

Në Shqipëri ka përfunduar i qetë procesi i votimit në zgjedhjet lokale. Në 61 bashki qytetarët kanë votuar për kryetarët e bashkive të tyre, megjithëse këto zgjedhje u mbajtën pa partitë kryesore opozitare në vend. Këto votime u mbajtën në kushte jo të zakonshme, nën masa të larta të sigurisë dhe prani të shtuar policore dhe me ndasi të thellë mes të gjithë akterëve politikë të Shqipërisë, duke e vendosur pikëpyetje vlefshmërinë e tyre.