Pasojat e sulmeve ruse në rajonin e Kievit
“S’ka mbetur asgjë”, tha për Radion Evropa e Lirë, Natalya, banore e Borispilit, në Kiev, teksa po shikonte rrënojat e banesës së motrës së saj, që u dëmtua nga sulmet raketore ruse më 1 shtator.
Sulmi vrau të paktën katër persona dhe plagosi 13 të tjerë, përfshirë motrën e Natalyas dhe burrin e saj, si dhe fëmijën e tyre.
“Burri motrës po operohet tani”, tha ajo duke qëndruar pranë vendit ku ndodhi sulmi. “Fëmija e motrës është shtruar në repartin e kujdesit intensiv”.
Në total, 48 persona u evakuuan nga kjo ndërtesë banimi pas sulmit.
Natalya tha se ai mezi e njohu vendin ku banon e motra, duke shtuar se muri i banesës që e ndante nga banesa fqinje, ishte shkatërruar plotësisht.
“Nuk ka mbetur asgjë. Nuk mund ta kuptosh se në cilën pjesë të banesës gjendesh. Tavani, muret, gjithçka është shkatërruar”.
Teksa REL-i kapi këto pamje të pasojave të sulmit në Borispil, gjësendet personale të banorëve lokalë ishin shpërndarë nëpër vendngjarje, përfshirë një lodër fëmijësh. Pas sulmit, guvernatori rajonal i Kievit, Tymur Tkachenko. Tha se forcat ruse “edhe njëherë qëllimshëm” sulmuan caqe civile dhe ndërtesa banimi.
Disa banorë shikojnë lagjen e shkatërruar nga sulmet.
Tkachenko shtoi se makinat, shtëpitë private dhe një biznes privat u dëmtuan nga sulmi rus në Borispil.
Një grua tjetër, sikurse Natalya, u pa duke kërkuar në gërmadha me synimin që të shpëtojë diçka pas dëmeve të shumta që pësoi ndërtesa pesëkatëshe e banimit.
“Kam hipur këtu duke tentuar që të gjej diçka, ndonjë dokument, gjëra bazike që mund të kenë shpëtuar”, tha ajo.
Në një tjetër sulm, një dron rus goditi një ndërtesë të lartë banimi në Kiev.
Incidentet vijnë kur mijëra fëmijë ukrainas nisën vitin e ri shkollor më 1 shtator.