“Vetëm e vërteta ka rëndësi”: Viktimat e Srebrenicës dhe Sarajevës flasin për Mlladiqin
Your browser doesn’t support HTML5
Ramiza Gurdiq humbi dy djemtë dhe bashkëshortin në gjenocidin në Srebrenicë. Vajza e Fikret Grabovicës u vra nga një granatë gjatë luftës në Sarajevë. Më 27 gusht - ditën kur vdiq Ratko Mlladiq, ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Sërpska, i dënuar për gjenocidin në Srebrenicë dhe rrethimin e Sarajevës - ata folën për Radion Evropa e Lirë për tragjeditë që i goditën familjet e tyre, por edhe për njeriun që e konsiderojnë përgjegjës për ato krime. Ata thanë se nuk kërkojnë hakmarrje, sepse besojnë se e vërteta për krimet për të cilat ai u dënua, është përgjigjja ndaj trashëgimisë që la pas. (Përgatiti: Mahir Elshani)