Aisha Omeroviq humbi dy djemtë e saj dhe edhe 40 anëtarë të familjes në gjenocidin në Srebrenicë. Para 24 vjetësh, ajo u kthye në vendin ku u vranë të afërmit e saj. Më shumë se tri dekada më vonë, ajo flet për humbjen, kujtimet dhe jetën pas gjenocidit.
Në korrik të vitit 1995, Ademi ishte vetëm tetë vjeç. Sot, kujton kohën kur, bashkë me nënën dhe motrën më të vogël, u detyruan të largoheshin nga fshati i tyre, Sastavci, afër Srebrenicës.
Gjatë njëzet vjetëve të fundit, në periudhën ndërmjet 8 dhe 10 korrikut, mijëra njerëz kanë ecur nëpër rrugën e vdekjes prej 100 kilometrash, të cilën, në verën e vitit 1995, e kaluan ndërmjet 12 dhe 15 mijë njerëz që po iknin nga Srebrenica.
Vendet e Ballkanit Perëndimor u goditën nga stuhi të forta, më 1 dhe 2 korrik. Dy persona humbën jetën në Mal të Zi. Moti i lig shkaktoi të martën dëme në Kosovë. Në Serbi, Beogradi u godit më së rëndi, ku erërat e stuhishme shkulën pemë dhe shiu përmbyti rrugë dhe shtëpi.
Qytetarë të Bosnjë e Hercegovinës, të cilët jetojnë afër minierave të hapura të qymyrit, druajnë se gërmimet e mëdha po e destabilizojnë tokën e tyre dhe se mihjet mund të jenë duke u zgjeruar ilegalisht nën pronat e njerëzve.