Zgjedhjet parlamentare në Serbi: Radhë të gjata para vendvotimeve
Your browser doesn’t support HTML5
Serbia po mban zgjedhje të parakohshme parlamentare më 25 tetor, me votuesit që zgjedhin përbërjen e re të Kuvendit. Tetëmbëdhjetë lista zgjedhore garojnë për 250 vende në Kuvend. Vendvotimet u hapën në orën 07:00, teksa pranë tyre janë parë radhë të gjata njerëzish. Numër të madh votuesish që presin para vendvotimeve u panë edhe jashtë Serbisë, ku qytetarët serbë më 37 shtete të botës po votojnë.