Novi Sadi i ka përkujtuar të dielën viktimat e tragjedisë në stacionin hekurudhor, në dyvjetorin e shembjes së strehës që la 16 persona të vdekur në këtë qytet në veri të Serbisë.
Prokuroria e Lartë Publike në Munih konfirmoi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL) se në Gjermani ishte zhvilluar procedurë penale kundër një të mituri, i dyshuar për kryerjen e një sulmi terrorist ndaj Ambasadës së Izraelit në Beograd.
Vuçiq dha dorëheqje për të marrë pjesë në garën për postin e kryeministrit si kandidat i Partisë Përparimtare Serbe (SNS).
Një i mitur është vrarë pasi sulmoi një pjesëtar të Xhandarmërisë serbe që po ruante Ambasadën e Izraelit në Beograd, tha Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.
Lista Studentore, një grupim politik me 250 përfaqësues që sapo fitoi zgjedhjet parlamentare në Serbi, ka shmangur qëllimisht përcaktimin e një udhëheqësi. Ndërsa ende nuk dihet se kush do të jetë kryeministri i Serbisë, më poshtë janë disa nga personalitetet e njohura që përfaqësojnë këtë lëvizje.
Festë për Listën Studentore, disfatë për Partinë Përparimtare Serbe, e cila ka qenë në pushtet deri më tani. Ky është rezultati i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të Serbisë.
Festë në Beograd, Novi Sad dhe Kragujevc pas fitores së Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi.
Automjetet për shpërndarjen e turmave janë vendosur në një park pranë Kuvendit të Serbisë, ku përkrahësit e partisë në pushtet kanë ngritur një kamp me tenda. Policia ka bllokuar qendrën e qytetit.
Serbia po mban zgjedhje të parakohshme parlamentare më 25 tetor, me votuesit që zgjedhin përbërjen e re të Kuvendit. Tetëmbëdhjetë lista zgjedhore garojnë për 250 vende në Kuvend. Vendvotimet u hapën në orën 07:00, teksa pranë tyre janë parë radhë të gjata njerëzish.
Banorët serbë të veriut të Kosovës, me të cilët bisedoi ekipi i Radios Evropa e Lirë, nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Serbisë që po mbahen të dielën, më 25 tetor, thanë se presin një të ardhme më të mirë, paqe dhe stabilitet.
Qytetarët e Serbisë do t’u drejtohen kutive të votimit të dielën, më 25 tetor, për zgjedhje të tjera të parakohshme parlamentare – të tretat në pesë vjetët e fundit.
Përpjekjet e autoriteteve autoritare për ta izoluar popullsinë nga interneti, si dhe keqpërdorimi i ligjeve që rregullojnë përdorimin e internetit dhe përmbajtjet e gjeneruara nga inteligjenca artificiale, kanë krijuar pengesa të reja për lirinë e shprehjes
Bashkimi Evropian (BE) u bën thirrje autoriteteve në Serbi që t’i japin fund praktikës së dhënies së shtetësisë përmes procedurave të përshpejtuara ose të thjeshtuara për shtetasit e vendeve që paraqesin rrezik për migrim të paligjshëm ose rrezik për sigurinë e BE-së, përfshirë Rusinë.
Kreu i kanalit Rybar në Telegram, Mikhail Zvinchuk, bashkëshortja e tij Valeria dhe tre kolegë të tyre, të cilët u dëbuan nga Mali i Zi, mbërritën në Beograd të premten në mbrëmje.
Policia e Malit të Zi dhe Agjencia për Siguri Kombëtare (ANB) e këtij shteti zhvilluan një aksion në Risan, të premten në mëngjes, gjatë të cilit u arrestuan pesë persona që dyshohet se janë të lidhur me rrjetin rus Rybar, raportuan disa media malazeze, duke iu referuar burimeve të sigurisë.
Senatorja amerikane nga radhët e demokratëve, Jeanne Shaheen, ka thënë të enjten në Sarajevë se shpreson se Bosnje e Hercegovina do të vazhdojë të shikojë drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, dhe të largohet nga Rusia.
Rreth 50 të dyshuar janë arrestuar në një aksion policor ndërkombëtar kundër një rrjeti të trafikut të drogës, anëtarët e të cilit janë të lidhur me vendet e Ballkanit Perëndimor, njoftoi të enjten Agjencia Evropiane e Policisë, Europol.
Në Bosnje është i ndaluar glorifikimi publik i personave të dënuar me aktgjykim të formës së prerë për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Senatorja amerikane nga radhët e demokratëve, Jeanne Shaheen, është nderuar me titullin “Qytetare Nderi e Qytetit të Sarajevës” për vitin 2025.
Mali i Zi ka ekstraduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shtetasin iranian dhe turk, Amir Barati, të cilin autoritetet amerikane e akuzojnë për pjesëmarrje në një operacion hakerimi shumëvjeçar të lidhur me Iranin dhe Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC).
Shfaq më shumë