Tregu parashihet në propozimin për ndryshimin e politikës së zgjerimit, në të cilin Radio Evropa e Lirë (REL) ka pasur qasje, dhe miratimi ose publikimi i të cilit pritet më 6 tetor, pas takimit njëjavor të Kolegjiumit të Komisionit Evropian në Strasburg.
Dy republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara i kanë bërë thirrje administratës së presidentit Donald Trump që t’i vazhdojë sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), raportoi të hënën mediumi amerikan The Hill.
Një ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, Komisioni Evropian ia ka kujtuar Beogradit se duhet t'i përshatë më shumë politikat e tij me ato të Bashkimit Evropian.
Ai dha dorëheqjen të dielën për të marrë pjesë në garën për postin e kryeministrit si kandidat i partisë së tij, Partisë Përparimtare Serbe (SNS).
Kongresisti republikan amerikan, Joe Wilson, i bëri thirrje Partisë Popullore Evropiane (PPE) që t’ia heqë statusin e anëtarit të asociuar Partisë Përparimtare Serbe (SNS).
Oligarku ukrainas në arrati dhe ish-deputeti Vadym Novynskiy, ndaj të cilit në vendin e tij është lëshuar fletarrestim nën dyshimet për tradhti të lartë, ka marrë shtetësinë e Serbisë.
Vuçiq tha se e ka njoftuar Putinin se të dielën do të japë dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë.
Takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe presidentes së Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, ishte spontan dhe nuk ishte planifikuar paraprakisht, thanë zyrtarë të KE-së.
I nominuari për ambasador të SHBA-së në Serbi po ashtu tha se do të inkurajojë Serbinë që të nxisë stabilitetin dhe sigurinë në mbarë rajonin edhe përmes procesit të normalizimit të raporteve me Kosovën.
Komisionarja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, përsëriti qëndrimin se pamjet nga varrimi i Ratko Mlladiqit, i dënuar për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Bosnje e Hercegovinë, ishin tejet shqetësuese.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi do të mbahen më 25 tetor, njoftoi të martën mbrëma presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiq.
Komisioni Evropian e ka paralajmëruar Serbinë se mundësia e vazhdimit të bisedimeve për pranimin e saj në Bashkimin Evropian do të shqyrtohet, pasi vendi nga Ballkani e varrosi me nderime shtetërore dhe ushtarake Ratko Mlladiq, të dënuarin për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Mijëra njerëz morën pjesë në funeralin e mbajtur në Beograd për kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiq, i cili vdiq gjatë mbajtjes së një dënimi me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor muajin e ardhshëm, ka konfirmuar të hënën ky institucion.
Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka dënuar klubin Crvena Zvezda të Beogradit dhe Borac Banjalluka për sjelljen raciste të tifozëve të tyre, pasi në ndeshjet e këtyre klubeve në garat evropiane iu bë homazh Ratko Mlladiqit, të dënuarit për gjenocid dhe krime të tjera të luftës.
Aeroplani me trupin e pajetë të Ratko Mlladiqit, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje e Hercegovinë, ateroi të enjten në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit, raportoi Radio Televizioni i Serbisë.
Serbia do të prezantojë përdorimin e parë të robotëve kinezë në ushtrinë e vendit brenda dy javëve, tha presidenti Aleksandar Vuçiq të shtunën në Shabac, ku u hap një fabrikë robotësh.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Haga donte që Ratko Mlladiq, ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Sërpska, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte, të vdiste pas hekurave.
Ligjvënësit republikanë dhe demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan kanë paraqitur një projektligj që i kërkon SHBA-së të ndërmarrë masa ndaj Serbisë për shkak të “prapakthimit serioz” në demokraci dhe sundimin e ligjit në vend, si dhe bashkëpunimit me Rusinë, Kinën dhe Iranin.
Mali i Zi paralajmëron veprime hibdride
Shfaq më shumë