Misioni i OSBE/ODIHR, zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Maqedoninë e Veriut, i ka vlerësuar kryesisht të qeta dhe demokratike, por ka regjistruar edhe probleme gjatë votimit, kryesisht me aparatet biometrike për votim, shumë prej të cilëve ishin jashtë funksionit që në nisjen e procesit të votimit.
“Zbatimi i vonshëm i votimit biometrik krijoi sfida plotësuese në realizimin e zgjedhjeve. Dita e zgjedhjeve, përfshirë edhe numërimin e votave u realizua kryesisht mirë, pavarësisht problemeve me votimin biometrik, votimin në grupe dhe disa gabime procedurale gjatë numërimit të votave”, ka deklaruar shefja e misionit të ODIHR-së, Tana De Zulueta.
Sipas saj, “procedurat e votimit në përgjithësi u respektuan, përfshirë edhe masat anti-COVID-19”. Por, vëzhguesit ndërkombëtar kanë vërejtur probleme me fshehtësinë e votës dhe me votimin në grup ose votimin familjar.
“Realizimi i zgjedhjeve u harmonizua me shumë afatet ligjore por mundësia për të përmbushur detyrën u kufizua nga personeli i limituar dhe kapacitetet administrative të kufizuara”, theksuar shefja e misionit të ODIHR-së, Tana De Zulueta.
SHIKONI EDHE: Zaev: Morëm mesazhin e qytetarëve - VMRO i fiton zgjedhjetKy mision thekson domosdoshmërinë e rishikimit të Kodit zgjedhor, edhe sa i përket financimit të fushatës. Sipas OSBE/ODIHR, dispozitat aktuale ligjore favorizojnë partitë më të mëdha.
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut janë mbikëqyrur nga 1,100 vëzhguesit vendor dhe 217 vëzhgues nga OSBE-ODIHR.