Gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Lista Serbe ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e ligjshmërisë së miratimit të Ligjit për Trepçën nga Kuvendi i Kosovës. Slavko Simiq, kryetar i listës Serbe ka thënë se pret profesionalizëm dhe paanshmëri nga kjo gjykatë.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë, me të cilën kërkon lirimin e menjëhershëm të Drejtorit rajonal të Policisë, Nehat Thaçi, i cili po mbahet nën masën e arrestit në Serbi.
Bojkoti ndaj institucioneve nga ana e Listës Serbe e dëmton vet komunitetin serb, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, si shqiptarë ashtu edhe serbë.
“Ngrirja” e pjesëmarrjes në Kuvendin e Kosovës nga ana e përfaqësuesve të Listës Serbe do të vazhdojë deri në një vendim të ardhshëm, ka thënë Sllavko Simiq, kryetar i Listës Serbe. Këto masa, sipas tij, kjo listë i ka marrë për shkak të mospajtimit për miratimin e Ligjit për Trepçën nga Kuvendi i Kosovës. Zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq u ka rekomanduar serbëve ta braktisin Qeverinë e Kosovës.
Për shkak të konkurrencës së madhe në Kosovë për punësim, disa të rinj, studentë në Prishtinë, vlerësojnë se diplomimi në studimet e nivelit bachelor, është i pamjaftueshëm për të gjetur punë.
Përfaqësuesja e Kosovës e futbollit, më 6 tetor do të luajë me Kroacinë, ndërkaq më 9 tetor me Ukrainën, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e Futbollit Rusia 2018. Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, thotë se është reale të pritet rezultat pozitiv nga Kosova në këto dy takime.
Personat e zhvendosur nga Kosova, gjatë dhe pas luftës, duhet të kthehen në pronat e tyre, vlerësojnë përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës. Zyrtarët e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, duke u thirrur në të dhëna, sipas tyre, të UNHCR-së, thonë se janë mbi 200 mijë të zhvendosur.
Infrastruktura në stadiumet e futbollit të Kosovës është bërë pengesë që përfaqësuesja e futbollit të Kosovës t’i zhvillojë ndeshjet në terren të saj, në kuadër të kualifikimeve për botërorin Rusi 2018.
Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare, që është miratuar nga Qeveria e Kosovës, ka nxitur debat të bashkësive fetare në vend, por edhe mospajtime.
Gjykata e Lartë në Nish i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, i tha Radios Evropa e Lirë, Iva Popoviq, zëdhënëse e Gjykatës së Lartë në Nish dhe kjo masë u mor, tha ajo, për shkak të “rrezikut nga ikja e dënimit që mund të shqiptohet prej më shumë se 10 vjetësh dhe për shkak të rrezikut për shqetësim të opinionit”
Seanca e të enjtes e Kuvendit të Kosovës, në të cilën kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është ftuar në interpelancë para deputetëve lidhur me kodin e telekomunikacionit shtetëror, është përcjellë me debat të ashpër ndërmjet partive në pushtet dhe atyre opozitare.
Skena politike në Kosovë është koncentruar në zhvillimet e brendshme ndërkohë që ka lënë në hije përpjekjet për përmirësimin e imazhit të Kosovës, thonë ekspertët e të drejtës evropiane dhe të asaj ndërkombëtare në vend.
Kosova është duke i bërë të gjitha përgatitjet për të kandiduar sërish për anëtarësim në Agjencinë për Kulturë, Shkencë dhe Arsim të Kombeve të Bashkuara (UNESCO), konfirmojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe analistët e çështjeve politike dhe të sigurisë, i kanë quajtur të papërgjegjshme deklaratat e Albin Kurtit, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje.
Funksionalizimi ose jo i objektit të papërfunduar të faltores ortodokse serbe në hapësirën e kampusit të Universitetit të Prishtinës, ka nxitur debate të nxehta ditëve të fundit. Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës vlerësojnë se çështja duhet të lihet në dorën e ligjit. Përfaqësuesit e Kishës ortodokse Serbe në Kosovë, shprehin mendimin se ky objekt duhet funksionalizuar për besimtarët ortodoksë.
Në vazhdën e përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje ose edhe konsensus lidhur me çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, përfaqësuesit e partive politike, të pushtetit dhe opozitës, kanë zhvilluar takim dhe do të vazhdojnë të takohen edhe në javët e ardhshme, ka thënë Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për Politika.
Dita ndërkombëtare e Demokracisë e gjen Kosovën pa demokraci të konsoliduar vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike dhe të të drejtave dhe lirive të njeriut. Ata thonë se Kosova është në fazën fillestare të këtij konsolidimi, i cili ka stagnuar dhe është sa për të mbijetuar.
Kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora, ka thënë se festa e Kurban Bajramit është festë e sakrificës dhe zgjatjes së dorës së ndihmës për të gjithë ata që kanë nevojë, ofrimit ndërmjet njerëzve dhe dashurisë së përbashkët njerëzore.
Deradikalizimi i personave që bartin ide radikale fetare dhe të ekstremizmit të dhunshëm që çon në terrorizëm, është sfidë për institucionet e Kosovës dhe shoqërinë në përgjithësi, vlerësojnë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës paralajmërojnë se gjatë këtij viti do të bëhet regjistrimi i popullsisë në katër komunat veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe. Bajram Gecaj, thotë se procesi do të nisë në vjeshtë dhe nëse serbët e veriut nuk kanë vullnet të regjistrohen, atëherë procesi do të dështojë.
Shfaq më shumë