Gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Çdo vit, organizata joqeveritare Aktiv publikon një raport me qëndrimet e komunitetit serb në Kosovë, pjesëtarët e të cilit i pyet për kushtet e jetesës, frikat dhe shpresat e tyre. Ja çfarë thanë pjesëtarët e këtij komuniteti në raportin e fundit.
Çdo vit, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) e Kosovës publikon pasurinë që zyrtarë shtetërorë deklarojnë se e posedojnë. Banesa, toka, vetura, para të gatshme... Ja çfarë duhet të dini nga deklarimet e fundit.
Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit nuk është i paprecedent - mosbetimi i deputetëve është. Pas zgjedhjeve të vitit 2014, procesi i konstituimit kishte zgjatur plot gjashtë muaj.
Që prej liberalizimit të vizave më 1 janar të vitit të kaluar, numri i azilkërkuesve nga Kosova në Bashkimin Evropian është rritur ndjeshëm. Tani, një propozim i Komisionit Evropian mund të bëjë që ata të detyrohen të kthehen në Kosovë.
Si njohjet e tjera të pavarësisë së Kosovës, edhe ajo nga Sudani nxiti kundërshtime nga liderë të Serbisë. Por, këtë herë argumenti i Serbisë nuk përfshinte vetëm pretendim se po shkelej Rezoluta 1244. Atëherë, pse u kontestua vlefshmëria e kësaj njohjeje?
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur shqyrtimi kryesor në rastin “Banjska”. Tre të akuzuarit, që u arrestuan pas sulmit të armatosur më 24 shtator 2023, mohuan akuzat.
Për formimin e një qeverie në Kosovë kërkohen votat e të paktën 61 deputetëve nga gjithsej 120 në Kuvendin e Kosovës. Që nga viti 2008, më së shumti vota në Kuvend ka siguruar qeveria e parë e udhëhequr nga Hashim Thaçi, e votuar më 8 janar 2008.
Në dy vjet, mbi 125 dëshmitarë të ftuar nga Prokuroria e Specializuar kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me akuzat që rëndojnë mbi ish-krerët e UÇK-së. Tani që Prokurorisë po i përfundon koha për të vërtetuar akuzat e saj, e ardhmja e gjyqit është e pasigurt.
Frikë, traumë, mosbesim, paragjykim, probleme psikike e shëndetësore. Kështu i kanë përkufizuar vitet e pasluftës shumë të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Frikë se do të detyrohej t’i merrte armët për të luftuar për regjimin e tashmë ish-presidentit sirian, Bashar al-Assad, frikë se do të duhej të spiunonte për familjen e tij, frikë, frikë, frikë…
Udhëtimi disavjeçar i sirianit Sami Almeshhadani përfundoi me qëndrim në Kosovë.
Në vitin 2021, Kosova kishte eksportuar 131 milionë euro mallra në SHBA. Shumica prej tyre ishin jorganë e jastëkë. Vitin e kaluar kjo shifër ra në rreth 39 milionë euro. Tani, eksporti është vështirësuar për shkak të tarifës prej dhjetë për qind të vendosur nga SHBA-ja.
Si shtet me fuqi të konsiderueshme në Afrikën Lindore, njohja e Kosovës nga Kenia shkaktoi reagime të shumta në Kosovë dhe Serbi. Liderët e dy vendeve shfaqën shpresa dhe shqetësime për ndikimin e mundshëm, të cilin eksperti Gëzim Visoka e cilëson si një “pikë kthese”.
Agjencia e Statistikave të Kosovës grumbullon të dhënat për motin në Kosovë që nga viti 2013. Që prej atëherë, asnjë vit s'ka qenë më i nxehtë sesa 2024-ta, kur merren parasysh temperaturat maksimale në Prishtinë.
Të moshuarit nga komuniteti rom. Kjo kategori e pëson më së shumti nga mungesa e përkthyesve të gjuhës rome në institucionet komunale në Prizren dhe Graçanicë, sipas aktivistit Fatmir Menekshe.
Një pjesë e opinionit publik në Serbi, si dhe Komisioni Evropian, presin që autoritetet në Serbi ta hetojnë rastin e një rrëmuje të papritur, që ndodhi gjatë 15 minutave të heshtjes në protestën studentore në Beograd, më 15 mars.
Nga të gjitha kategoritë, ekonomitë familjare në Kosovë e kanë më së shumti problem të përballojnë ndonjë shpenzim të papritur mbi 200 euro.
Kosova, aktualisht, nuk ka asnjë lobues të kontraktuar në SHBA. Derisa Serbia vazhdon të forcojë prezencën e saj në Uashington përmes pesë kontratave të lobimit, Kosova mbetet pa një mekanizëm të tillë ndikimi.
Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Albin Kurti grumbulloi mbi 330 mijë vota. Kështu, ai u bë politikani më i votuar ndonjëherë, duke zëvendësuar Vjosa Osmanin. Në pesë nga gjashtë zgjedhjet e fundit parlamentare, Kurti ka qenë në treshen e kandidatëve më të votuar.
Në një banesë njëdhomëshe në Prishtinë, ka disa muaj që Jehona jeton me qira. Ajo mban dy punë për t’i mbuluar shpenzimet e saj dhe të djalit të vogël, të cilin po e rrit vetë, pas ndarjes nga ish-bashkëshorti.
Shfaq më shumë