Prishtina dhe Beogradi zyrtar vazhdojnë të kenë qëndrime diametralisht të kundërta sa i përket bisedimeve ndërmjet dy vendeve si dhe temave që do të diskutohen në këto bisedime. UNMIK-u konfirmon pjesëmarrjen në këto bisedime, pasi të jetë definuar roli i saktë në dialog.
Raportimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri përmes EULEX-it është nevojë teknike dhe ka ndodhur për të mbajtur nën kontroll situatën e sigurisë, thonë zyrtarë të Policisë së Kosovës. Përfaqësues të institucioneve theksojnë se ka përpjekje për unifikimin total të zinxhirit komandues për Policinë në veri.
Përfaqësues të banorëve malazezë në Kosovë u kërkojnë institucioneve shtetërore të Kosovës të kenë trajtim të barabartë me komunitetet e tjera që jetojnë në republikë. Qeveria e Kosovës ka shprehur gatishmërinë për krijimin e kushteve dhe të drejtave të barabarta edhe për malazezët qe jetojnë në Kosovë.
Patrullat multietnike policore në veri të Kosovës janë krijuar për të mbajtur nën kontroll situatën e sigurisë dhe për të luftuar krimin e organizuar, ka thënë shefi i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, Yves De Kermabon, gjatë një vizite në Shtërpce.
10 ambasadave tanimë ekzistuese të Republikës së Kosovës në botë, pritet që në muajt e ardhshëm t’u shtohen dhe 12 ambasada të tjera, njoftojnë zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, të cilët theksojnë se për postet e ambasadorëve në këto shtete do të shpallet konkursi. Opozita kosovare vlerëson se të gjitha këto çështje është dashur të përfundonin më herët.
Përfaqësues kosovarë të Gjykatave në veri të Kosovës thonë se puna e EULEX-it në këto gjykata do të jetë e paefektshme, pa bashkëpunimin me gjykatës dhe prokurorë vendas dhe në mungesë të pranisë së tyre në objektet në veri.
Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese tanimë ka publikuar shpalljen për propozimin e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, mirëpo procesi i përzgjedhjes së gjykatësve sipas kësaj shpalljeje nuk mund të fillojë para datës 10 të muajit të ardhshëm. Ekspertët e drejtësisë thonë se shtyerjet në këtë proces nuk bëhen për arsye teknike, por politike.
Mundësia për heqjen e zonës së sigurisë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, në Prishtinë, vlerësohet si ide e papërshtatshme nga përfaqësues të institucioneve kosovare dhe ekspertë për çështje të sigurisë. Ata thonë se një vendim i tillë nuk do të ishte në favor të situatës aktuale e sigurisë.
Lënia e Kosovës anash nga vendet e rajonit në aspektin e lehtësimit të regjimit të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bashkimin Evropian është një gjë e pakuptimtë, vlerëson Iniciativa Evropiane për Stabilitet. Ndërkohë, sipas Qeverisë së Kosovës bashkëpunimi jo i mirë Prishtinë-Beograd sa i përket zëvendësimit të pasaportave të dikurshme serbe me ato të Kosovës-si kusht për liberalizim ët vizave, po e pengon procesin në tërësi. Nga Prishtina njofton Edona Peci.
Qeveria e Kosovës është e gatshme që me ndërmjetësimin e BE-së dhe të SHBA-ve të bisedojë me Serbinë për çështje praktike. Zyrtarë të Qeverisë serbe thonë se bisedimet teknike Prishtinë-Beograd duhet të mos dalin jashtë konkluzave të 6-pikëshit.
Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë e gatshme në afatin e caktuar kohor, thonë zyrtarë të Ministrisë së FSK-së, të cilët njoftojnë se do të publikojnë dhe një agjendë për aktivizimin e kësaj strukture të sigurisë.
Zëvendës- ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropë, Stuart Jones, dhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Ali Babacan, po qëndrojnë në Kosovë. Me zyrtarët kosovarë, ata biseduan për tema të ndryshme, me theks të veçantë te procesi i njohjeve të Kosovës.
Përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë thonë se nuk do të ulen në një tavolinë me zyrtarë të Qeverisë së Kosovës. Ndërsa, zyrtarë të kësaj të fundit thonë se mund të bisedojnë me Serbinë vetëm në cilësinë e dy shteteve sovrane.
Gjykata e Qarkut dhe ajo Komunale në veri të Mitrovicës ende veprojnë me një staf minimal të administratës së OKB-së në Kosovë. Analistët thonë se sistemi gjyqësor në veri ka nevojë për një risistemim të tërësishëm.
KFOR-i pranon se në veri ka grupe të organizuara njerëzish që duan të krijojnë tensione. Ndërkohë, banorët e Lagjes së Boshnjakëve në veri të Mitrovicës ndihen të pasigurt pas incidenteve të fundit që ndodhën në këtë pjesë të qytetit.
Incidentet e fundit në veri të Kosovës kanë për qëllim sfidimin e autoriteteve kosovare dhe ndërkombëtare që veprojnë atje, thonë analistët. EULEX-i thekson se do të vazhdojë të mbështesë Policinë e Kosovës për mbajtjen nën kontroll të situatës së sigurisë në Mitrovicë, ku të martën kanë vazhduar incidentet.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të mund të fillojë punën brenda këtij muaji, thonë përfaqësues qeveritarë - përgjegjës për këtë çështje. Ndërkohë, vonesat në kompletimin e këtij institucioni, sipas ekspertëve, do të jenë negative për mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë në Kosovë.
Dy shpërthime të ndara kanë ndodhur në orët e para të së shtunës në veri të Mitrovicës, ku u plagosën 6 persona dhe u dëmtuan disa vetura. Polica e Kosovës raporton se tanimë situata e sigurisë është e qetë dhe nën kontroll.
Misioni i BE-së për polici dhe drejtësi duhet të këmbëngulë që si mision teknik në Kosovë, të veprojë në bazë të mandatit të tij dhe ligjeve që dalin nga Kushtetuta e Kosovës, thonë ekspertët e drejtësisë në Kosovë.
Shfaq më shumë