I prodhuar nga një kompani e quajtur Oxygen Forensics, softueri nxjerr të dhëna dhe dokumente nga telefona celularë, kompjuterë dhe pajisje të tjera elektronike, madje duke thyer edhe enkriptimin e fjalëkalimeve.
Një objekt shkencor në një ishull të izoluar, i cili është i mbyllur për publikun, është i lidhur me një institut që është akuzuar se zhvillon armë biologjike për ushtrinë ruse
Prodhuesi gjerman i automjeteve BMW u tërhoq nga Rusia vetëm pak ditë pasi Moska e nisi pushtimin e Ukrainës në vitin 2022.
Moska po e ndërton një kompleks të ri të mbrojtjes raketore pranë një instituti kërkimor të lidhur me vajzën e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, duke i vazhduar përpjekjet për të forcuar mbrojtjen e kryeqytetit kundër sulmeve të mundshme raketore nga Ukraina.
Rrahjet, torturat dhe përdhunimet - për të mos përmendur korrupsionin - janë të zakonshme në mesin e forcave të armatosura ruse.
Një anëtar i AfD-së dhe figura të tjera të ekstremit të djathtë nga disa vende morën pjesë në një forum të organizuar nga një oligark prorus në Shën Petersburg.
Si pjesë e një organizate më të madhe dhe sekrete, të quajtur Rubikon, njësiti punoi në mënyrë metodike, duke goditur vijat që furnizonin pozicionet ukrainase në fshatin Sudzha, dhe duke ua bërë të pamundur që të mbanin vijat.
Izraeli ka pretenduar se sulmet ajrore të ndërmarra më 13 qershor kanë vrarë katër gjeneralë të lartë të ushtrisë iraniane, përfshirë tre prej tyre nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), forca ushtarake më e fuqishme në vend.
Një diplomat rus, i tërhequr nga Brukseli mes një spastrimi të spiunëve nga autoritetet belge, është nominuar për të drejtuar misionin në Beograd të organit më të madh të sigurisë në Evropë, sipas një hetimi të përbashkët të Radios Evropa e Lirë dhe disa mediave evropiane.
Në gusht të vitit 2023, një mercenar famëkeq serb i Bosnjës u shfaq në një program propagandistik rus, për të rekrutuar luftëtarë për luftën gjithëpërfshirëse kundër Ukrainës, që Kremlini kishte nisur 18 muaj më parë.
Kur një aeroplan udhëtarësh me 67 njerëz në bord u rrëzua në tokë në bregdetin e Kazakistanit mëngjesin e 25 dhjetorit, mediat dhe autoritetet ruse vepruan shpejt për t’i theksuar shkaktarët e mundshëm: mjegulla e trashë, përplasja me zogj dhe shpërthimi i një boce oksigjeni në kabinë.
Njëra nga llogaritë me më ndikim në X që shtyn përpara dezinformata për imigracionin në Evropë, ka sajuar persona dhe kompani të rrejshme për ta mbuluar veprimtarinë e vet, e cila nxitet kryesisht nga përfitimet financiare, ka gjetur një hulumtim i Radios Evropa e Lirë (REL).
Një kompani kineze që ka në pronësi një fabrikë në Kaliforni për prodhim të gjysmëpërçuesve, ka kryer qindra dërgesa të pajisjeve elektronike në Rusi, prej nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, përfshirë edhe dërgesat për te kompanitë e sanksionuara që janë të lidhura me ushtrinë ruse.
Agjencia për energji bërthamore e Kombeve të Bashkuara (IAEA) ka financuar kërkime shkencore shtetërore ruse në Krime që kur Moska mori gadishullin ukrainas më 2014, gjeti një hulumtim i kryer nga Radio Evropa e Lirë. Ky financim, sipas kritikëve, është i barasvlershëm me legjitimimin e agresionit rus kundër Ukrainës fqinje.
Kur Dragani dhe një grup i bashkëkombësve të tij serb mbërritën në Aeroportin Nikola Tesla të Beogradit në qershor të vitit 2023, ata paraqitën dokumentet si dëshmi se për muaj të tërë kishin punuar jashtë vendit për një kompani ndërtimore ruse.
Dy vjet më pas, Ionov, i cili udhëhiqte një organizatë joqeveritare të quajtur Lëvizja Kundër Globalizimit, i kishte ndihmuar aktivistët e pakët pro shkëputjes së Kalifornisë ta themelonin një zyre në kryeqytetin rus, dhe i kishte mirëpritur ata dhe aktivistë të tjerë nga e gjithë bota në një konferencë në Moskë me titullin: Dialogu i Kombeve.
Forcat ukrainase kanë marrë nën kontroll të paktën 28 vendbanime në rajonin e Kurskut në Rusi, pasi përparuan deri në 30 km në ditën e shtatë të ofensivës së tyre të befasishme, sipas zyrtarëve rusë. Mbi 120.000 njerëz janë evakuuar nga ky rajon, që është po ashtu shtëpi për mijëra armenë etnikë.
Gazetarët e Radios Evropa e Lirë u ndoqën nga një dron dhe u morën në pyetje nga policia, pasi iu afruan një superjahti me vlerë prej 700 milionë dollarësh, që besohet të jetë në pronësi të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Shfaq më shumë