Nadije Ahmeti është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Njohës të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare vlerësojnë se prania e lartë e korrupsionit në Kosovë, ka ndikuar në rënien e investimeve të huaja. Ata thonë se nevojitet një luftë më e fuqishme kundër kësaj dukurie dhe përmirësim në fushën e sundimit të ligjit.
Autoritetet kompetente në Kosovë e vlerësojnë real në përgjithësi raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku thuhet se Kosova është burim, transit dhe vend i destinimit të trafikimit me qenie njerëzore. Por, megjithëse e vlerësojnë real, hedhin dyshime nëse Kosova është burim i trafikimit. Zyrtarë qeveritarë pohojnë angazhimet në këtë drejtim.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, në tre mujorin e parë të këtij viti, vërehet një rritje e vogël e dërgesave të emigrantëve, krahasuar me vitet e kaluara, kur remitencat kishin shënuar rënie mbi 5 për qind. Por, pavarësisht kësaj, njohës të çështjeve ekonomike, thonë se kjo çështje duhet të trajtohet si problem.
Zbatimi i marrëveshjeve për kredi dhe donacione, të arritura mes Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Botërore është dashur të fillojë. Autoritetet e vendit thonë se mundësitë për shtyrje ekzistojnë, pasi nuk bëhet fjalë për ultimatum.
Ekonomia joformale vazhdon të jetë e pranishme në Kosovë dhe në këtë mënyrë po i çrregullon aktivitetet legale, thonë ekspertë për çështje ekonomike. Sipas tyre, mbi 30 për qind e tregut kosovar është treg i zi.
Sektori privat vazhdon të ballafaqohet me probleme nga më të ndryshmet. Ky sektor, nga ekspertë të ekonomisë, vlerësohet motor i zhvillimit ekonomik dhe rritjes se shkallës së punësimit. Ata u bëjnë thirrje autoriteteve kompetente që të gjejnë forma stimuluese për këtë sektor.
Në seancën e kaluar në Kuvendin e Kosovës nuk është arritur të ratifikohet marrëveshja për kredi nga Banka Botërore. Arsyet e deputetëve, që nuk e kanë votuar marrëveshjen, janë mungesa e dokumentit dhe destinimi jo i duhur i kredisë.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, në një tryezë ka paraqitur dobitë dhe mangësitë e projektligjit të punës, i cili në fund të muajit prill ka arritur në Qeveri. Vërejtja kryesore në këtë projektligj, sipas BSPK-së, është pushimi i lehonisë që zgjat vetëm 14 javë. Mirëpo, zyrtarë qeveritarë thonë se ligji në fjalë është hartuar sipas standardeve ndërkombëtare.
Kuvendi i Kosovës dje nuk ka arritur të ratifikojë marrëveshjen për një kredi nga Banka Botërore, e cila ishte nënshkruar në muajin mars. Lidhur me këtë kanë reaguar ekspertë për çështje ekonomike, sipas të cilëve, refuzimi i kësaj kredie është pasojë e mosseriozitetit të autoriteteve kompetente karshi Bankës Botërore. Ata thonë se mosratifikimi i kësaj marrëveshjeje dëmton edhe imazhin e Kosovës.
Autoritetet kompetente kosovare kanë deklaruar se Kosova është në prag të anëtarësimit në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Madje, sipas tyre, Kosovës tashmë i duhet vetëm edhe një votë për anëtarësim. Ndërsa, ekspertë të ekonomisë konsiderojnë se përfitimet ekonomike janë të shumta nga anëtarësimi i Kosovës në këtë mekanizëm.
Ekspertë për çështje ekonomike japin vlerësime të ndryshme rreth marrëveshjes së arritur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, për marrjen e një kredie prej 110 milionë eurosh. Me gjithë rëndësinë saj, disa ekspertë thonë se ky veprim ishte i kushtëzuar nga Bashkimi Evropian, përderisa të tjerët konsiderojnë se kjo shumë e mjeteve do të ndikojë në stabilitetin e buxhetit të Kosovës.
Dukuria e trafikimit me qenie njerëzore vazhdon të jetë e pranishme në Kosovë, por viteve të fundit është zvogëluar numri i viktimave të huaja, ndërsa është rritur numri i viktimave kosovare, thonë autoritetet kompetente. Përderisa zyrtarë qeveritarë shprehin gatishmërinë për ta luftuar këtë dukuri, përfaqësues të organizatave joqeveritare kritikojnë sistemin e drejtësisë, lidhur me masat e dënimit për trafikantët.
Kushtet për riatdhesimin e kosovarëve me status të parregulluar në vendet perëndimore ende nuk janë përmbushur, pavarësisht se kjo është një nga kushtet bazë për liberalizimin e vizave, thonë ekspertë të çështjeve ekonomike dhe zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës. Sipas tyre, kthimi i kësaj kategorie të njerëzve do të nxirrte në pah edhe një problem social më shumë, ndërkohë që qeveria nuk është plotësisht e gatshme të ballafaqohet me këtë problem.
Është rritur dukshëm interesimi i shtetasve të huaj që e vizitojnë Kosovën, por edhe i azilkërkuesve, njoftojnë autoritetet kompetente. Përderisa Qeveria e Kosovës kujdeset për ta, analistë për çështje sigurie vënë në dyshim qëndrimin e tyre.
Koncesionimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës do të sjellë rezultate pozitive nëse konzorciumi fitues do t’i përmbushë kriteret e përcaktuara nga Qeveria, thonë ekspertë të ekonomisë. Por, ka dhe nga ata ekspertë që mendojnë se nuk ka qenë koha e duhur për koncesionimin e aeroportit, për shkak të gjendjes së mirë financiare të tij.
Ekspertë për çështje ekonomike parashikojnë se gjatë këtij viti Kosova do të ballafaqohet me probleme të shumta në aspektin ekonomik dhe social. Kjo, sipas tyre, do të ndodhë për shkak të rënies së remitencave dhe investimeve të jashtme. Ekspertët thonë se autoritetet kosovare urgjentisht duhet të merren me parandalimin e efekteve negative, që do t’i sjellë kriza.
Ekspertë për çështje ekonomike në Kosovë vlerësojnë se privatizimi i kompanive publike do të jetë i suksesshëm dhe do të ndikojë në rritjen ekonomike, vetëm në qoftë se luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Paga mesatare për punëtorët që punojnë në institucionet publike sillet deri në 300 euro. Kjo shumë nuk mjafton as për përmbushjen e nevojave elementare, thonë disa qytetarë dhe përfaqësues të qeverisë.
Shfaq më shumë