Nadije Ahmeti është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Selvije Haliti nuk ka me çka ta gatuajë drekën e Bajramit - një traditë që besimtarët myslimanë do ta shënojnë të mërkurën e 10 prillit.
Kosova përballet me deficit të lartë tregtar prej vitesh, që do të thotë se importon shumë më shumë sesa që eksporton.
Kosova është vendi i vetëm në Evropë që nuk bën pjesë në Këshillin e Byrove Evropiane dhe, rrjedhimisht, qytetarët e saj mbeten jashtë Sistemit të Kartonit të Gjelbër.
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka propozuar rritjen e çmimit të energjisë së prodhuar. Por, për rrtijen e tarifave vendos Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).
Licencimi i mundshëm i bankës serbe, Kursimorja e Postës, do të ishte “hap prapa” për ekonomistin kosovar, Mejdi Bektashi.
Qindra qytetarë marshuan në Prishtinë duke kërkuar barazi dhe drejtësi për gratë e vrara në Kosovë. Në marshin e organizuar në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars, aktivistet bënë thirrje për mbrojtjen e grave që janë viktima të dhunës në familje.
Për shumë dekada, Ymrije Beqiri, mbajti në sirtarët e saj qindra dorëshkrime për shkak se nuk kishte mundësi financiare t’i botonte ato.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të tërhiqet nga zbatimi i rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin.
Këndimin e deshi gjithmonë, por ëndrra për t’u marrë me këtë profesion iu realizua pas 50 vjetësh pritjeje. Sheribane Ibrahimaj – Bahtiri, ish-mësimdhënëse tani në pension, është një nga anëtaret e para të korit të grave gjysmëprofesioniste “Nexhmije Pagarusha” në Prishtinë.
Shfaq më shumë