Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë nisur stërvitje të përbashkëta ushtarake, pavarësisht kërcënimeve të Koresë së Veriut se mund të hakmerret me sulme bërthamore. Retorika e tillë e Phenjanit, megjithatë, nuk është e pazakontë.
Lojërat Olimpike kanë përfunduar me një ceremoni të inspiruar nga karnavalet e Rios, në stadiumin Maracana.Rreth 50 mijë spektatorë kanë shkuar në këtë stadium për të parë ceremoninë përmbyllëse të Brazilit, pavarësisht motit të keq me erëra të fuqishme dhe shiun që binte pandalur.
Zyrtarët turq thanë se numri i të vdekurve nga një sulm në qytetin Gaziantep ka arritur në 50. Sulmi ka pasur në shënjestër një festë dasme të një qytetari kurd. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka fajësuar grupin militant Shteti Islamik.
Nuk mund të ketë përparim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ka thënë në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, Marko Gjuriq, shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Përpjekja për grusht-shtet, në gusht të 1991-s, nga anëtarët më radikalë të Qeverisë sovjetike, thuhet se i ka kontribuar shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Radio Evropa e Lirë ka biseduar me ish-nënsekretarin amerikan të Shtetit për Çështje Politike, Nicholas Burns, në lidhje me qëndrimin e Uashingtonit gjatë atyre ditëve marramendëse.
Policia shqiptare njoftoi sot se njësitë Antiterror kanë arrestuar një 29 vjeçar nga Mitrovica e Kosovës. Nën thirrjet “Allahu Akbar”, “Jam i dërguari i Allahut”, 29 vjeçari Dijar Xhema, ka tentuar të rrëmbejë tre persona në qytetin e Vlorës.
Një banor i Rusisë i ka prerë dy gishtërinjtë, në shenjë proteste ndaj policisë ruse, pasi bashkëshortja e tij e ka akuzuar një polic se e ka përdhunuar derisa është mbajtur në paraburgim.
Një grua afgane është dorëzuar në polici me pretendimin se bashkëshorti i saj, një prej komandantëve lokal të grupit militant, Shteti Islamik, i ka bërë presion asaj që të kryejë sulm vetëvrasës, njoftojnë zyrtarët.
Ministri rus i Mbrojtjes ka thënë se Moska dhe Uashingtoni janë afër një marrëveshjeje që do të zgjidhte krizën humanitare në qytetin e rrethuar të Sirisë, Alepo.
Dita e djeshme, e 10-ta me radhë e Lojërave Olimpike në Rio-de-Zhaneiro, është goditur nga moti i keq, shtyrjet, shqetësimet e sigurisë dhe kundërthënie të tjera, megjithëse disa sportistë nga Uzbekistani e deri në Bahrein u janë gëzuar pa masë medaljeve të fituara.
Në Kosovë, ka arritur nënpresidentit amerikan Joe Biden pas qëndrimit në Beograd dhe takimeve me zyrtarët e lartë serbë. Vizita e nënpresidentit Biden në Kosovë dhe në Serbi vjen në periudhën e ngecjeve në procesin e normalizimit të marrëdhënieve përmes dialogut që zhvillohet në Bruksel.
Efektet e grusht shtetit të dështuar në Turqi vazhdojnë të trazojnë këtë vend, dhe me të vërtetë ndikimi shkon edhe më tej. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, për grusht shtetin e fajëson klerikun Fetullah Gylen, i cili po jeton në ekzil të vetëshpallur në Pensilvania.
Në mungesë të një krize, vëmendja e madhe e SHBA-ve për rajonin nuk duhet të merret më si diçka e sigurt, edhe nëse është fjala për një mik që i ka marrë gjithmonë seriozisht problemet e rajonit gjatë ditëve të errëta, kur dhuna ishte endemike dhe e ardhmja dukej e zbehtë dhe i cili ka dhënë kontribut të madh për stabilitetin relativ që rajoni tani e ka.
Në Lojërat Verore Olimpike në Rio-de-Zhanejro, Rusia ka fituar më tepër medalje të arta, por atletët e disiplinave në shtigje dhe fusha janë suspenduar nga garat.
Në një ndërrim madhor në Kremlin, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka transferuar shefin e kabinetit të tij, Sergei Ivanov, njëherësh njëri nga aleatët më të afërt të tij, në një pozitë me shumë më pak ndikim.
Michael Phelps e ka thyer një rekord 2 mijë vjeçar të Olimpiadës duke e kaluar atletin Leonidas nga ishulli grek i Rhodes me titujt personal të fituar gjatë Lojërave Olimpike, shkruan BBC.
Dhjetëra republikanë të zemëruar në SHBA kanë mbledhur nënshkrimet më 11 gusht në një letër dërguar liderëve të partisë duke iu kërkuar atyre që të mos e ndihmojnë më kandidatin republikan për president, Donald Trump.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka mbajtur takim të Këshillit të Sigurisë për të diskutuar masat e shtuara për Krimenë derisa Moska e akuzon Kievin se po bën përpjekje të destabilizojë gadishullin në fjalë.
Raporti vjetor i Departamentit amerikan të Shtetit ka lavdëruar Kushtetutën e Kosovës sa i përket lirive fetare duke thënë qysh në përmbajtje të raportit për vitin 2015 se “Kushtetuta ndalon diskriminimin fetar dhe ofron liri për besimtarët”.
Ende pa kaluar 24 orë nga takimi i presidentëve të Turqisë dhe Rusisë, rikthimi i lidhjeve në mes të Moskës dhe Ankarasë ka prodhuar rezultate.Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka thënë të mërkurën se Turqia dhe Rusia janë duke ndërtuar “mekanizëm të fuqishëm” sa i përket bashkëpunimit rreth Sirisë.
Shfaq më shumë