Trim Haliti është u.d. Redaktor Menaxhues i Shërbimit të Kosovës të Radios Evropa e Lirë.
Që nga nisja e konfliktit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit më 28 shkurt, nafta në Kosovë, ashtu sikurse në mbarë botën, është shtrenjtuar vazhdimisht.
Gjithsej 4.767 trupa nga 33 vende të botës shërbejnë aktualisht në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), KFOR. Gati gjysma e forcave janë nga Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hungaria dhe Turqia.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës formuan organin ligjvënës dhe më pas zgjodhën edhe Qeverinë e re, më 11 shkurt. Albin Kurti, kreu i partisë fituese të zgjedhjeve të dhjetorit, Lëvizjes Vetëvendosje, do ta ketë timonin e ekzekutivit edhe për katër vjetët e ardhshëm.
Kosova ka shënuar regres në luftën kundër korrupsionit, sipas organizatës Transparency International.
Mali i Zi është vlerësuar më së miri në Ballkanin Perëndimor sa i përket luftës kundër korrupsionit, i ndjekur nga Kosova. Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2025 të Transparency International, Serbia ka marrë më së paku pikë.
Njohësit e drejtësisë shpalosin skenarët e mundshëm.
Internetin mobil më të shpejtë ndër shtetet e Ballkanit Perëndimor e gëzojnë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, ndërsa Serbia prin për internetin fiks me shpejtësinë më të madhe në rajon. Qytetarët në Bosnje e Hercegovinë kanë internetin më të ngadaltë nëpër celularë dhe nëpër shtëpi e zyra.
Regresi i Kosovës sa i përket lirisë së medias ka vazhduar për të dytin vit rresht, sipas organizatës joqeveritare Reporterët pa Kufij. Në Indeksin e saj Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2025, Kosova renditet e 99-ta nga 180 vende.
Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) në shumicën e vendeve të rajonit më 2025 pritet të ngadalësohet me ritëm të moderuar, thuhet në Raportin e Rregullt Ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.
Kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në 52 shtete të botës, ndërsa mund të pajisen me viza sapo të mbërrijnë në 38 vende.
Kosova konsiderohet vendi më i keq për gratë në Ballkanin Perëndimor, sipas Institutit Georgetown për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (GIWPS).
Për disa sportistë në Lojërat Olimpike, një medalje e artë – përveç që përbën arritje jetësore – sjell edhe një shpërblim të majmë financiar.
Serbia prin me më së shumti medalje të fituara në Olimpiada ndër vendet e rajonit, e ndjekur nga Kosova. Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina vazhdojnë të jenë në kërkim të medaljes së parë olimpike.
Prej ishujve të vegjël, deri te shtetet e mëdha: Këto vende kanë më së shumti medalje për të ndarë mes banorëve të tyre.
Në mesin e vendeve me popullsi prej më shumë se 1 milion banorësh, Sllovenia renditet e para për nga numri i atletëve që garojnë në Lojërat Olimpike Parisi 2024, e ndjekur nga Zelanda e Re dhe nga Irlanda.
Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, i cili vdiq më 1 korrik, në moshën 88-vjeçare, u kujtua nga disa prej mediave më të njohura të botës si “gjigant i letërsisë”, romanet e të cilit “ia treguan botës vuajtjet e Shqipërisë”.
Kosova ka shënuar regres sa i përket lirisë së mediave, sipas organizatës joqeveritare Reporterët pa Kufij. Në Indeksin e saj Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2024, Kosova renditet e 75-ta nga 180 shtete, apo 19 vende më poshtë sesa vitin paraprak.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbëjnë vendin më aleat për shumicën e qytetarëve në Kosovë dhe në Shqipëri – ndërsa rrezikun më serioz për pjesën më të madhe të të anketuarve në Serbi dhe në Malin e Zi, ka treguar një sondazh i Institutit Ndërkombëtar Republikan.
Qëndrimi i shumicës së qytetarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, se vendet e tyre duhet të ndjekin vetëm kursin proevropian dhe properëndimor në politikën e jashtme, është në kontrast të thellë me atë të qytetarëve të Serbisë.
Nga 3 prilli 2024, në Kosovë nis së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i cili ka për qëllim veçanërisht rritjen e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe pronës së pjesëmarrësve në trafik - dhe parasheh masa më të ashpra ndëshkuese për kundërvajtësit.
Shfaq më shumë