Me qëllim të përmirësimit të veprimtarisë së bizneseve private në Kosovë, autoritetet kompetente tashmë kanë ndryshuar disa politika fiskale, thotë Menderes Ibra, këshilltar në Ministrinë e Financave.
Ndryshimi i politikave fiskale është bërë me kërkesë të përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, thotë Ibra për të shtuar, se një ndër kërkesat e tyre, ka qenë ulja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe heqja e taksës doganore për lëndën e parë.
Sa i përket heqjes së taksës doganore për lëndën e parë, Ibra bëri të ditur se Ministria e Financave është duke punuar në këtë drejtim, ndërsa disa vendime administrative, të cilat përmirësojnë kushtet e afaristëve kosovarë tashmë janë duke u zbatuar.
“Është marrë vendimi për norma të reja të interesit në Administratën Tatimore të Kosovës. Kemi të bëjmë me uljen e normës së interesit për pagesat e vonuara tatimore nga ana e bizneseve”.
“Në këtë kuadër, është marrë vendimi që të zvogëlohet numri i dokumenteve për procedurat doganore, për qarkullim ndërkombëtar të mallrave, pra për import dhe eksport të mallrave në Dogana të Kosovës. Nga nëntë dokumente të kërkuara tashmë kërkohen tri dokumente dhe këtu kemi të bëjmë me një zvogëlim të procedurave”, thotë Ibra.
Siç thotë Menderes Ibra, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për zhvillimin e biznesit në Kosovë dhe uljen e shërbimeve, Qeveria gjatë kësaj jave ka hequr Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për media, universitet et private dhe shërbimet spitalore.
Përfaqësues të komunitetit të biznesit pranojnë se Qeveria ka freskuar politikat fiskale, por ende mbetet për të punuar.
Sa i përket masave që tashmë kanë filluar të zbatohen nga autoritetet kompetente, Agim Shahini, udhëheqës i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë:
“Këto, absolutisht do të ndikojnë shumë pozitivisht, sepse mediat kosovare do të ofrojnë shërbime më të mira dhe më të lira, e që kjo do të shkojë drejtpërdrejt në rritjen e mundësive të bizneseve për të bërë marketing më shumë, sepse çmimet janë më të lira”.
“Do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë në arsimin e lartë dhe në gjithë arsimin shtetëror të Kosovës. Do të ndikojë edhe në thjeshtëzimin e procedurave të importit të produkteve të ndryshme vetëm me tri dokumente”.
Shahini vlerëson se reformat tregtare krijojnë ambient më të përshtatshëm për sektorin privat, çka rrjedhimisht ndikon edhe në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.
Për këtë arsye, ai shprehet se autoritetet kompetente duhet t’i shikojnë vazhdimisht mundësitë për reforma të politikave fiskale në dobi të bizneseve vendore.
“Mbetet që Tatimi mbi Vlerën e Shtuar mos të paguhet në pikat kufitare, por të bartet gjatë shitjes së produktit final. Interesi bankar është shumë i lartë dhe Qeveria duhet të gjejë mundësi për subvencionim të interesit, ose autoriteti bankar qendror të bëjë trysni te bankat, që kjo, në një formë, të jetë e barazuar me interesin rajonal, sepse Kosova ka interesin më të lartë në rajon dhe Evropë, sa i përket interesit bankar, dhe kjo është pengesë për zhvillimin dhe investimet”, shton Shahini.
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, apo TVSH-ja, është tatim mbi konsumin. Gjashtëmbëdhjetë për qind është Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për të gjitha mallrat në Kosovë, pa marrë parasysh origjinën tyre.