Ndërlidhjet

Arkat që “varfërojnë” bizneset


Ilustrim
Ilustrim

Fiskalizimi i bizneseve në Kosovë ka rënduar gjendjen e tyre. Përveç çmimit të lartë që është dashur të paguajnë pronarët e kompanive për aparat fiskal, nga 500 deri në 800 euro, ata janë të detyruar që për çdo vit të paguajnë rreth 100 euro për mirëmbajtjen dhe kontrollin vjetor të tyre.

Këto procedura, sipas tyre, është i panevojshme dhe kërkojnë nga autoritetet kompetente që të ndërmarrin masa në eliminimin e këtyre procedurave.

Arbeni, pronar i në dyqani të vogël në qendër të Prishtinës, thotë se blerja e arkës por edhe shuma vjetore e harxhimeve për mirëmbajtje të saj, ka ndikuar shumë në biznesin e tij.

Arbeni, thotë se gjatë një viti për arkë shpenzon deri 120 euro, por nuk e di qartë arsyen e pagesës. Ndërkaq, tregon se edhe për blerjen e arkës është dashur marrë kredi.

"Shumë shtrenjtë është, unë paguaj deri 120 euro. Unë por edhe shumica e kolegëve të mi, nuk e dijë pse e dërgojmë në kompaninë e licencuar dhe pse paguajmë. Po thonë vetëm të pastrohet dhe të mirëmbahet. Kjo ndikon se biznesi është shumë i vogël. Në anën tjetër unë kam hyrë kredi edhe për blerjen e arkës, pasi ka kushtuar rreth 600 euro”, thotë Arbeni.

Por, nuk është vetëm Arbeni që ankohet në vlerën e lartë të mirëmbajtjes se kësaj arke.

Në Aleancën Kosovare të Biznesit, vazhdimisht ka ankesa të kësaj natyre nga operatorë ekonomik, thotë Agim Shahini kryetar i këtij asociacioni.

Ai e konsideron tepër të shtrenjtë pagesën vjetore që duhet të paguajnë bizneset të cilat posedojnë arka fiskale.

“Edhe pse këto arka kanë qenë të shtrenjta për t'u blerë dhe mirëmbajtja e tyre kushton më shumë se 100 euro. Dhe e kanë numrin e kufizuar të shtypjes se kuponit dhe nëse pronari nuk shkon për të marrë licencën për servisim për vitin e ardhshëm, arka mbyllet vetvetiu. Kjo bën që operatorët ekonomik që janë të pajisur më arka fiskale të jenë gjithnjë të varur nga operatorët ekonomik të cilët janë të licencuar për shitjen dhe mirëmbajtjen e arkave”
, bën të ditur Shahini.

Qëllimi i vendosjes së arkave fiskale në vitin 2009 , nga Administrata Tatimore e Kosovës ishte evitimi i evazionit fiskal, pasi potenciali i këtij sistemi është që të regjistrojë të gjitha hyrjet dhe shitjet në dyqan.

Në anën tjetër Shoqata e Operatorëve të Licencuar për Pajisje Elektronike Fiskale, e konsiderojnë të nevojshëm këtë proces.

Besim Gjikolli, kryetar i kësaj shoqate, për Radion Evropa e Lirë, tregon disa nga arsyet pse arka fiskale duhet të ketë kontroll vjetor dhe të paguhet për këtë proces.

Sipas tij, ideja e kontrollit periodik (servisimit), është që të verifikohet në baza vjetore, kualiteti i arkave se a është në përputhshmëri më specifikat teknike të parapara më ligj.

“Kjo arrihet pasi vetëm teknikët e autorizuar e hapin arkën dhe kontrollojnë mos ka tentim për keqpërdorim të arkës. Pesëdhjetë euro, plus 8 euro TVSH-ja është kontrolli periodik, kjo është më ligj e rregulluar. Në anën tjetër është abonimi vjetor për shërbimin e raporteve, që në total i bie 99 euro. Ky është çmim normal në tërë rajonin”
, thotë Gjikolli.

Në atë kohë autoritetet kompetente kishin licencuar kompaninë “ Dukagjini” dhe “Gekos” për pajise më arka fiskale.

Me licencimin e vetëm dy operatorëve bizneset shumë herë kanë kritikuar se është krijuar monopol në treg duke caktuar çmimin sipas dëshirës.

Në anën tjetër në një përgjigje për mes postës elektronike, Valentina Bytyqi - Sefa nga Administrata Tatimore tregon se deri më tani janë 19.376 biznese të fiskalizuara, më gjithsej 24.830 pajisje të instaluara në këto biznese.

Procesi i fiskalizimit është ndër proceset më të rëndësishme që është duke zbatuar ATK-ja, thotë zonja Bytyqi.

Por, se a është arritur qëllimi nuk dihet, pasi në shumë dyqane mund të blesh produkte të ndryshme pa u pajisur më kupon fiskal, nga njëherë nga neglizhenca e shitësve, por edhe nga mos vetëdijesimi i konsumatorëve për rëndësinë e këtyre kuponëve.

XS
SM
MD
LG