E mërkurë, prill 23, 2014 Kosova 11:37

Aktuale

Dialogu i kryeministrave “armiq”

Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq
Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq

Artikujt e ndërlidhur

BE e kënaqur me raportet Kosovë - Serbi

Shefat e diplomacisë evropiane kanë përgëzuar Kosovën e Serbinë për zbatimin e IBM-së dhe dialogun e zhvilluar. Por, BE ende nuk ka caktuar datat për nisjen e negociatave për anëtarësim me Serbinë, përkatësisht për MSA-në me Kosovën.
Madhësia e shkronjave - +
Dikur armiq e tani në tavolinën e bisedimeve.

Njëri ish shef i Shtabit të Përgjithshëm të Drejtorisë Politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e tjetri zëdhënës i Partisë Socialiste të Sllobodan Millosheviqit që po e luftonte me të gjitha mjetet pikërisht këtë formacion ushtarak.

Tani të dy kryeministra.

Hashim Thaçi kryeministër i Kosovës, kurse Ivica Daçiq, kryeministër i Serbisë.

Të ndodhur para një trysnie diplomatike ndërkombëtare ata kanë realizuar tashmë tri takime të ndërmjetësuara nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton.

Për analistët e çështjeve politike këto takime shihen si nisje e një epoke të re në marrëdhëniet ndërmjet dyja vendeve. Por, ata nuk presin që Serbia të ndryshoj pozicionin karshi shtetit të Kosovës.

Drejtori i Institutit KIPRED, Ilir Deda, thotë se takimet Thaçi - Daçiq, deri më tani e kanë përshpejtuar vendimmarrjen në lidhje me zbatimin e rezultateve të dialogut paraprak në nivelin teknik.

Ilir DedaIlir Deda
x
Ilir Deda
Ilir Deda
Do të jetë shumë me rëndësi se sa shpejt do të arrijnë t’i përfundojnë temat të cilat BE-ja pret që të përmbyllen gjatë janarit, shkurtit dhe marsit të vitit 2013. Këtu edhe do të testohet kjo aftësi e shpejtë vendimmarrëse e cila duhet të përcillet edhe me një retorikë e cila e ka mesazh më të fortë normalizimin e marrëdhënieve”, theskon Deda.

Bisedimet janë gjithmonë zgjidhje më e mirë sesa konfliktet, thotë në anën tjetër analisti dhe publicisti Halil Matoshi.

Ai pret që të paktën për marrëveshjet e arritura në nivelin teknik, Thaçi e Daçiq të pajtohen që ato të zbatohen muajt në vijim, pasi që Serbia nuk dëshiron ta humb edhe një rast për marrjen e statusit të vendit kandidat për integrim në Bashkimin Evropian.

Ndërkaq sa i përket Kosovës, Matoshi si dobi nga kato bisedime e sheh shmangien e konfliktit në veri.

Agjenda integruese e Brukselit jo që e ka ndihmuar shumë Kosovën, mirëpo si do kudo është shmangur besoj, konflikti i hapur për veriun e Kosovës dhe në një mënyrë, de jure, do të thotë në letër, është ruajtur integriteti territorial i Kosovës”, vlerëson Matoshi. 

Ndërsa për marrëveshjet e deritashme, Bashkimi Evropian ka toleruar Prishtinën dhe Beogradin që të bëjnë interpretime të dyfishta apo sipas qejfeve të tyre, një perceptim i tillë nuk do të kishte efekt nëse mëtohet të arrihet deri te një normalizim i marrëdhënieve midis dyja vendeve thotë Ilir Deda.

Ai pret që edhe BE-ja të jetë më e qartë në lidhje me temat që po i shtron në tavolinën e bisedimeve.

Është shumë me rëndësi të shihet se si do të ecet përpara me temat në energjetike, tërheqjen e strukturave paralele të Serbisë nga veriu si dhe financimi i institucioneve tjera paralele serbe në veri dhe në pjesë tjera të Kosovës dhe të njëjtën kohë të shihet se si mund të përshpejtohet zbardhja e fatit të personave të pagjetur. Këto janë ato testet që do të tregojnë se a do të ketë përshpejtim në vendimmarrje dhe sa e shpejtë do të jetë kjo vendimmarrje”, ka thënë Deda. 

Marrë parasysh interesin politik që ka sidomos Serbia për procesin integrues evropian, Halil Matoshi pret që ky dialog i nisur në nivelin politik të përmbyllet me një rezultat, qoftë edhe marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve, por e cila nuk do të nënkuptonte njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.

Halil MatoshiHalil Matoshi
x
Halil Matoshi
Halil Matoshi
Në anën tjetër Kosova detyrimisht do të ofroj edhe një zgjidhje për veriun e saj e cila do të rregullonte çështjen e vendosjes së institucioneve lokale dhe financimit të komunave veriore, por që nuk do të shkëpuste lidhjet e kësaj pjese me Serbinë, thotë Matoshi.

Ky postulat rrjedh dhe ka qenë i pranueshëm qysh nga presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova që thoshte në angazhohemi për një shtet të pavarur dhe neutral, të hapur ndaj Shqipërisë dhe Serbisë dhe kjo deshtëm apo jo pas gati 15 apo 20 vjetëve po jetësohet thjeshtë në realitet”, thotë Matoshi.

Bisedimet Thaçi – Daçiq, në Prishtinë janë kundërshtuar kryesisht vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje. Kurse në Beograd, vet kryeministri serb Daçiq kishte qortuar mirëmbajtësit e rrugëse se si ata e kanë të vështirë t’i pastrojnë rrugët, kur ky si kryeministër është i detyruar të takohet, madje edhe me Hashim Thaçin.

Se pozicioni serb karshi Kosovës nuk ka ndryshuar në fund të vitit 2012 u dëshmua edhe me platformën serbe e cila përpiqej që ende Kosovën ta përfshinte si një krahinë serbe me status të pazgjidhur.

Zijadin Gashi

zijadin.gashi+gmail.com

Zijadin Gashi, i lindur më 01 janar 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001.
Twitter
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum