Ndërlidhjet

Qyteti Çernihiv i Ukrainës mbetet pa ujë, ngrohje e rrymë


Një ndërtesë e shkatërruar në Çernihiv të Ukrainës.
Një ndërtesë e shkatërruar në Çernihiv të Ukrainës.

Shkatërrimi i gjerë ka lënë popullsinë e Çernihivit pa ujë, ngrohje ose energji elektrike, derisa trupat ruse vazhdojnë të rrethojnë qytetin verior të Ukrainës.

Furnizimi me gaz ishte ende pjesërisht funksional, sipas administratës rajonale të dielën.

Infrastruktura e qytetit është shkatërruar nga "luftimet aktive", por po bëhen përpjekje për të riparuar dëmet, shkroi në Telegram shefi i administrates, Viacheslav Chaus.

Trupat ruse kanë rrethuar qytetin verior prej disa kohësh.

Një rrugë kyçe nga qyteti, e vendosur pranë kufijve rusë dhe të bjellorusisë, të çon në Kiev.

Kryebashkiaku Vladyslav Atrozhenko tha se qyteti ishte "plotësisht i shkatërruar" nga trupat ruse, në komentet e së shtunës.

Ai tha se më shumë se 200 civilë janë vrarë javët e fundit dhe se më shumë se gjysma e 285,000 banorëve fillestarë të qytetit ishin larguar.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka nisur më 24 shkurt. Që nga atëherë janë krijuar miliona refugjatë që janë larguar për në vendet evropiane.

Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

XS
SM
MD
LG