Definimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit në fushat e policisë, doganave dhe gjykatave, që EULEX-i synon t’i nënshkruajë me Serbinë, nga emërtimi protokolle në aranzhime teknike është pragmatik dhe i zhvesh nga ngarkesat politike, vlerësojnë analistët.
Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës vazhdon ta kërkojë rolin e vet kushtetues në çështjet që kanë të bëjnë me marrëveshjet e Kosovës me vendet tjera.
Kryeministri Hashim Thaçi edhe sot ka përsëritur se qëndrimi i Kosovës në raport me marrëveshjet e EULEX-it me Serbinë mbetet i njëjtë. Sipas tij, në Kosovë do të zbatohet vetëm Kushtetuta e Republikës dhe institucionet vendase do të jenë ato që do t’i marrin përgjegjësitë që u takojnë.
“Diçka tjetër janë çështjet teknike, e krejt tjetër janë çështjet politike. Ne do ta respektojmë plotësisht Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Bashkëpunimi në nivel rajonal me të gjitha vendet e rajonit nënkupton marrjen e përgjegjësive edhe nga ana jonë dhe këshillat, rekomandimet edhe prej ICO-së dhe EULEX-it”.
“Ne do ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë për Kosovën në agjendën evropiane. Jemi në kontakte edhe me BE-në, edhe me SHBA-në për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën dhe rajonin”, tha Thaçi.
Ndërkohë, analisti Ramush Tahiri tha se transformimi i marrëveshjeve politike në aranzhime teknike është mjaft pragmatik dhe bën një shtensionim politik për institucionet e Kosovës.
Sidoqoftë, edhe analisti Tahiri pohoi se nënshkruese dhe palë në këto marrëveshje do të duhej të ishte Qeveria e Kosovës, por kjo pamundësohet për shkak të pozicionit të Serbisë që nuk e njeh Kosovën e pavarur.
“Pres që qëndrimi i Qeverisë dhe i zyrtarëve të Kosovës të qartësohet, domethënë të hiqet frika se dikush në emër të tyre po nënshkruan dhe se dikush po ua merr sovranitetin dhe gjithashtu, në konkretizim të marrëveshjes, institucionet e Kosovës do ta pranojnë rolin e vet që e kanë, rolin suprem, sepse bëhet fjalë për marrëveshje për territor të Kosovës”.
“Duhet një marrëveshje... më mirë do të ishte që të ketë marrëveshje ndërmjet institucioneve të Kosovës me Serbinë, por derisa nuk ka pranim, pak a shumë gjendja është sikurse në Bosnje”, theksoi Tahiri.
Misioni i EULEX-it ka konfirmuar tashmë se janë në përgatitje tri aranzhime teknike me Serbinë, ku përfshihet jo vetëm bashkëpunimi policor, por edhe ai gjyqësor dhe doganor.
Një zëdhënëse e EULEX-it në Prishtinë, Karin Limdal, tha se misioni i BE-së në Kosovë është në kërkim të marrëveshjeve teknike me të gjitha shtetet fqinje të Kosovës.
“EULEX-i është në kërkim të bashkëpunimit teknik në të gjitha fushat që parashihen me mandatin e tij, përkatësisht në polici, gjyqësi dhe dogana, dhe deri më tash kemi arritur t’i formulojmë marrëveshjet me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Shqipërinë dhe jemi duke shqyrtuar mundësinë që këto marrëveshje t’i kemi edhe me vendet e tjera të rajonit”, tha Karin Limdal.
Ajo konfirmoi po ashtu se për këto marrëveshje, misioni për sundim të ligjit në Kosovë ka përkrahjen e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Përderisa institucionet e Kosovës mbajnë qëndrim tejet të ngurtë në lidhje me marrëveshjet, analisti Tahiri tha se me disa përmirësime që mund t’i bëjnë vetë institucionet në kontaktet e tyre me BE-në, marrëveshjet e tilla mund të jenë të paanashkalueshme.
“Tash mbetet që Kosova ta gjejë formën e marrëveshjes, e cila nuk prek sovranitetin, të themi të vendimmarrjes, jo integritetin, sepse integriteti është i garantuar, ngase bëhet fjalë për kufirin, kufirin administrativ ose shtetëror. Nuk është me rëndësi si i thuhet, se është me rëndësi pika ku përcaktohet. Por, institucionet e Kosovës duhet të ndihmojnë në implementimin e kësaj marrëveshjeje”, pohoi Tahiri.
Sidoqoftë, paqartësitë rreth tri marrëveshjeve të synuara teknike ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë vazhdojnë, marrë parasysh pozicionin e institucioneve të Kosovës.

Më mirë do të ishte që të ketë marrëveshje ndërmjet institucioneve të Kosovës me Serbinë, por derisa nuk ka pranim, pak a shumë gjendja është sikurse në Bosnje.