Ngjarjet e javës
17
25 qershor '09 - Është raportuar se Irani e ka zgjeruar goditjen ndaj mbështetësve të opozitës, duke i arrestuar 70 profesorë universitarë, pasi ata ishin takuar me liderin opozitar, Mir Hosein Musavi.
18
26 qershor '09 - Ylli i muzikës pop, Majkëll Xhekson, ka vdekur në moshën 50 vjeçare, në një spital të Los Angjelesit, pas një sulmi në zemër. Xhekson kishte arritur në spital “pa frymëmarrje”, ndërsa përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar, nuk dhanë rezultat.
19
26 qershor '09 - Ngushëllimet për vdekjen e yllit 50 vjeçar të muzikës pop, Majkëll Xhekson, kanë ardhur nga e gjithë bota. Guvernatori i Kalifornisë, Arnold Shvarceneger, e quajti Xheksonin “një nga ikonat më me ndikim në industrinë e muzikës”, ndërsa ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, tha se humbja e Xheksonit do të vërehet kudo. Ylli i muzikës pop, Madona, tha se bota "humbi një nga të mëdhenjtë", ndërsa ish-anëtari i grupit “The Beatles”, Poll Mek Kartni, tha se muzika e Xheksonit "do të mbahet mend përgjithmonë."
20
26 qershor '09 - Ish-kandidatja për nënpresidente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga radhët e republikanëve, Sara Pejllin, ka qëndruar në Kosovë për të vizituar trupat e Alaskës që veprojnë në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Guvernatorja e Alaskës, Pejllin, e shoqëruar nga disa liderë ushtarakë të Alaskës qëndroi në kampin Bondstill në Ferizaj, u tha në një deklaratë të NATO-s.