Ndërlidhjet

Përpjekjet për ulje tensionesh


Karl Bildt dhe Xhim Stajnberg
Karl Bildt dhe Xhim Stajnberg

Diplomatë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara pritet që sot të takohen me politikanë nga Bosnja e Hercegovina, në përpjekje për të ndihmuar uljen e tensioneve politike dhe ecjen drejt integrimeve evropiane.



Këto përpjekje për synim kanë të krijojnë mundësi për këtë vend të ndarë etnikisht që të lëvizë drejt reformave të domosdoshme dhe anëtarësimit eventual në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Karld Bildt, ministër i Jashtëm i Suedisë, vend ky që aktualisht e kryeson presidencën e radhës së BE-së, dhe zëvendës-sekretari amerikan i shtetit, Xhim Stejnberg, pritet të takohen me liderët myslimanë, serbë dhe kroatë të Bosnjës, në një bazë paqeruajtëse ushtarake të BE-së, afër Sarajevës.

Zëvendëssekretari amerikan i shtetit, Xhim Stajnberg dhe ministri i Jashtëm suedez, Karl Bildt, do të jenë ata që do të mbajnë takime me liderët e Bosnjës, në kampin Butmir të forcave paqeruajtëse të Bashkimit Evropian, afër Sarajevës.

Rivaliteti midis Republikës serbe dhe Federatës myslimano-kroate ka bllokuar punën e Qeverisë qendrore dhe ka pezulluar reformat për integrimin evropian.

Bashkimi Evropian ka tërhequr vërejtjen se Bosnja duhet të ecë përtej mbikëqyrjes ndërkombëtare dhe të ndryshojë Kushtetutën që ka, para se të mund të shqyrtohet anëtarësimi i saj në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG