Ndërlidhjet

Athinë: Emri i Maqedonisë, pengesë për BE


Pamje nga Athina
Pamje nga Athina

Maqedonia nuk mund t’i bashkëngjitet Bashkimit Evropian derisa nuk zgjidhet çështja e emrit. Kështu ka deklaruar një zyrtar i lartë i Qeverisë në Athinë.


Maqedonia nuk mund t’i bashkëngjitet Bashkimit Evropian derisa nuk zgjidhet çështja e emrit, e transmeton “Reuters” një zyrtar të Qeverisë në Athinë.


“Çështja e emrit duhet të zgjidhet përpara se të mendojmë t’i hapim bisedimet për anëtarësim me Shkupin”,
ka thënë ministri Dimitris Droucas, i ngarkuar për politikën e jashtme në Qeverinë e re greke të kryeministrit George Papandreu.

“Kjo është një vijë e qartë dhe e rreptë e Greqisë. Ne e quajmë këtë vijë të kuqe”
, ka thënë Droucas.

Ai ka shtuar se Qeveria e re dëshiron që të gjendet një zgjidhje për emrin.

Droucas ka thënë se Greqia dëshiron që të gjitha vendet e Ballkanit t’i bashkëngjiten BE-së.

Viti 2014 mund të jetë “data deri në të cilën ne shpresojmë se të gjitha këto vende mund të bëhen anëtare të BE-së”, ka thënë Droucas.
XS
SM
MD
LG