Ngjarjet e javës
1
28 nëntor '09 - Shqipëri / Kosovë - U shënua 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë.
2
28 nëntor '09 - Rusi - Shpërthimi i bombës shkaktoi daljen e trenit të udhëtarëve nga binarët, që për pasojë kishte vdekjen e 25 personave dhe plagosjen e më se 100 të tjerëve.
3
29 nëntor '09 - Një person me emrin Nazim Bllaca, ka deklaruar para gazetarëve në Prishtinë se “nën urdhrat e SHIK-ut ka marrë pjesë në 17 aksione të vrasjeve, plagosjeve, rrahjes e shantazhit”. Një gjykatës i EULEX-it i ka shqiptuar atij masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh.
4
30 nëntor '09 - Agjencia e kundërzbulimit e Republikës së Çekisë tha se regjimi i Sadam Huseinit ka planifikuar një sulm mbi Radion Evropa e Lirë në vitin 2000. Shërbimi Informativ i Sigurisë i Çekisë, i njohur ndryshe si BIS, tha se shërbimi sekret i Irakut ka planifikuar të sulmojë selinë e Radios Evropa e Lirë në Pragë me raketa anti-tank RPG-7 nga dritarja e një shtëpie përballë.