Ngjarjet e javës
9
2 dhjetor '09 - Presidenti amerikan, Barak Obama, ka bërë publike dërgimin e 30 mijë trupave shtesë në Afganistan, që do të fokusohen në luftën kundër talibanëve dhe Al Kaidës.
10
2 dhjetor '09 - Studentët iranianë kanë vënë në skenë vdekjen e Neda Agha Soltanit, e cila ishte qëlluar për vdekje gjatë protestave paszgjedhore në Iran.
11
3 dhjetor '09 - Presidenti rus, Dmitri Medvedev, për të parën herë u takua me Papa Benediktin e 16-të.
12
3 dhjetor '09 - Këngëtari amerikan i muzikës soul, Stivi Uonder, është emëruar Emisar i Paqes i Kombeve të Bashkuara. Ylli i verbër i muzikës është personi i 11-të që emërohet në këtë detyrë.