Ndërlidhjet

Fyle: Kosova ka perspektivë evropiane


Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, dhe presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, gjatë konferencës për shtyp. Prishtinë, 19 mars 2010.
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, dhe presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, gjatë konferencës për shtyp. Prishtinë, 19 mars 2010.

Komisionari për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle, tha në Prishtinë se Kosova ka perspektivë të qartë evropiane. Ai kërkoi që kosovarët ta shpejtojnë rrugën drejt BE-së, duke zbatuar obligimet që dalin nga Raporti i fundit i Progresit i KE-së.


Kosova ka perspektivë të qartë evropiane, tha sot në Prishtinë komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle.

Ai u kërkoi autoriteteve në Prishtinë që të garantojnë stabilitet politik, të garantojnë siguri për pakicat, sidomos komunitetin serb, dhe, së treti, t’i nisin reformat e nevojshme, që do ta drejtonin vendin kah Bashkimi Evropian.

Një çështje tjetër që u nënvizua nga Fyle ishte lufta kundër dukurive negative, si krimi i organizuar e korrupsioni, duke kërkuar që këtë vit, në Kosovë të ketë të paktën disa veprime konkrete në luftimin e tyre.

Në disa fusha presim përparime, e sidomos në atë të sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit, krimit të organizuar, e po ashtu presim dhe një qeverisje të mirë”, tha Fyle, duke iu referuar obligimeve që dalin për Kosovën nga Raporti i Progresit i Komisionit Evropian, i hartuar vitin e kaluar.

Zyrtari i Bashkimit Evropian sërish u premtoi kosovarëve se edhe ata një ditë do të përfshihen në procesin e liberalizimit të vizave.

Duke u ndërlidhur me konferencën rajonale në Bërdo, afër Kranjit, dhe problemet që po has organizatori për t’i mbledhur në një takim të gjithë liderët e Ballkanit, Fyle tha se u përket pikërisht këtyre liderëve që të gjejnë zgjidhje. Ndërkaq, Brukseli, sipas tij, vazhdon ta shohë rajonin me perspektivë të qartë evropiane.

Në anën tjetër, presidenti Fatmir Sejdiu tha se Kosova nuk ka tjetër vizion përveç atij integrues në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

“Kosova ka vizionin që të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, anëtare e NATO-s, që të jetë në mundësi të barabarta të veprimit dhe shfrytëzimit edhe të benefiteve, por edhe ta bëjë punën që i takon në partneritet të përbashkët me BE-në dhe ajo ditë do të vijë”.

“Por, sa do të jetë e gjatë rruga dhe sa do të shkurtohet ajo, do të varet prej punës sonë, por edhe natyrisht prej mbështetjes që do ta kemi
”, tha Sejdiu.

Zyrtari i lartë evropian takoi edhe kryeministrin Hashim Thaçi. Pas takimit, ai tha se theksi i bisedës ishte i përqendruar në dialogun në kuadër të stabilizim asociimit, liberalizimit të vizave dhe tregtisë së lirë.

Kurse, kryeministri Hashim Thaçi, përveç zotimeve të dhëna në emër të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e obligimeve që dalin nga Raporti i Progresit, për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, tha se shteti i Kosovës do ta zërë vendin që i takon si shtet i barabartë edhe në kuadër të nismave dhe konferencave ndërkombëtare, siç është edhe ajo e Bërdos.

“Duhet kuptuar se demokratizimi dhe perspektiva evropiane e rajonit dhe shteteve përkatëse nuk varen nga adresa e Beogradit; asnjë vend në rajon, tash e tutje të gjitha vendet janë të pavarura, nuk është njëri më i rëndësishëm se tjetri, përkundrazi, është nivel i barabartë”.

“Kosova, aty ku do të jetë e përfaqësuar, do të jetë në nivel krejt të barabartë me statusin që e ka, të njohur si shtet i pavarur e sovran”
, tha Thaçi.

Ndryshe, komisionari Fyle porositi institucionet e Kosovës se rruga dhe shpejtësia e procesit të liberalizimit të vizave varet nga reformat që do të zbatohen nga Qeveria.

Ai u pajtua se ky proces duhet të qartësohet edhe politikisht, për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga pesë vende anëtare të BE-së, kurse inkurajoi të punohet më shumë në çështjet teknike, që kanë të bëjnë me liberalizimin.

Pas Prishtinës, Shtefan Fyle vazhdoi për në Tiranë.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG