Ndërlidhjet

Filmi tajlandez fiton Palmën e Artë


Regjisori tajlandez, Apichatpong Weerasethakul. Kanë, 23 maj 2010.
Regjisori tajlandez, Apichatpong Weerasethakul. Kanë, 23 maj 2010.
Filmi tajlandez “Uncle Boonmee Who Can Recall His Past Lives” fitoi Palmën e Artë për filmin më të mirë në Festivalin e Kanës. Regjinë e kësaj ngjarjeje mistike për rimishërimin e bëri Apichatpong Weerasethakul. Ky është filmi i parë nga një regjisor tajlandez që merr këtë çmim.

Filmi “Of Gods and Men”, i regjisorit francez, Xavier Beauvois, i bazuar në një histori të vërtetë mbi shtatë priftërinjtë e vrarë gjatë luftës civile në Algjeri, më 1990, mori çmimin “Grand Prix”

Aktorja më e mirë u shpall Juliette Binoche për rolin e saj në filmin “Certified Copy”, të regjisorit iranian, Abbas Kiarostami.

Çmimin për aktorin më të mirë e ndanë Javier Bardem, për rolin në filmin “Biutiful”, dhe Elio Germano, për rolin në filmin “Our Life”.


XS
SM
MD
LG